Si të jeni në formë për verë?

Me humorin e mirë që karakterizohet nga dielli i mëngjesit kthehet edhe nevoja për të bërë një dietë ushqimore të shëndetshme dhe të ekuilibruar me pak aktivitet fizik.

Lifestyle

17/05/2015 17:45

Por, nëse të limitoheni në ushqim ju duket e thjeshtë, të praktikosh aktivitet fizik për shumë njerëz bëhet pothuajse e ndaluar. Rutinë dhe ditët e punës me orë të zgjatura nuk ju lënë asnjë orë të lirë për të mos folur për lodhjen e cila shpesh na shtyn që të heqim dorë nga palestra.

Gjithsesi, për t’u kthyer në formë nuk mjafton të ndiqni një ushqim të shëndetshëm por edhe të bëni stërvitje, sepse lëvizja bën mirë për linjat por mbi të gjitha edhe për shëndetin.

Çfarë mund të bëni? E thjeshtë, stërvituni në shtëpi! Vrapimi është një ndër aktivitetet më efikase për të humbur peshë dhe në teori nuk ju lidhë me orare fikse. Por, është e qartë se jo të gjithë kemi kohë dhe dëshirë të vishemi dhe të shkojmë në park në fund të ditës.

Kështu, ja një zgjidhje ideale për të qëndruar në formë duke vrapuar në pajisjen për vrapim të cilën mund ta përdorni në çdo moment të ditës.

Nëse kjo nuk ju pëlqen, ju duket aktivitet monoton, atëherë mirë është që të dilni edhe me biçikletë. Rregulloni ushqimin tuaj, bëni aktivitet fizik edhe në shtëpi dhe më në fund përgatituni për sezonin e bikineve. /ikub