Si të jeni i sigurt se duhet të dilni me dikë që e keni takuar në internet?

A keni filluar një lidhje me dikë që e keni takuar në internet dhe tashmë mendoni se është koha që të takoheni sy më sy? Nëse po, egzistojnë disa masa paraprake që duhet të ndërmerni që të mbroni sigurinë tuaj. Ndiqni këshillat më poshtë!

Lifestyle

08/11/2015 10:06

Sill një mike/mik
Merrni një mikeshë apo një mik me vete kur takoni për herë të parë dikë që e keni njoftuar në internet. Ju nuk e dini identitetin e vërtetë të atij personi, kështu që është më mirë të jeni të sigurt. Nëse personi që do të takoni nuk i pëlqen që ju do sillni një mik, atëherë është më mirë të mos e takoni fare.

Gjeni transportin për vetveten
Mos pranoni një vozitje nga personi që po e takoni për herë të parë. Gjeni transportin tuaj për deri tek vendi ku do të takoheni. Kjo ju siguron se nuk do të jeni plotësisht vetëm me dikë që do takoheni për herë të parë dhe gjithashtu do keni transportin për në shtëpi kurdo që dëshironi.

Mos u takoni në ndonjë vend të vetmuar (izoluar)
Mos pranoni që të takoheni me atë që e keni njoftuar në internet në një vend të izoluar apo të vetmuar. Planifikoni që të takoheni në ndonjë qendër tregtare, një restorant me shumë njerëz ose ndonjë vend tjetër publik. Asnjëherë mos pranoni të takoheni në ndonjë shtëpi private ose vend tjetër të izoluar.

Mos pini alkool
Shmangni pirjen e alkoolit apo marrjen e substancave të tjera që dobësojnë aftësinë tuaj të gjykimit, kur të takoheni me dikë për herë të parë. Prisni deri sa filloni ta njihni më shumë, dhe kështu ti besoni personit mirë para se të i lejoni vetes të humbasë në ndjenja dhe emocione.

Nëse jeni gati që të takoheni me dashurinë tuaj online, ju mund të hamendësoni se si të jeni I sigurt se duhet ta takoni dikë që e keni takuar në internet. Vetëm përdorni këshillat më lartë dhe besoni instinktit tuaj që të jeni të sigurt në takimin tuaj. /albanianfriends