Si të jeni gjithmonë në kohë?

Nëse jeni në luftë të vazhdueshme me orën, këto zgjidhje do të ju ndihmojnë që të menaxhoni oraret tuaja.

Lifestyle

13/03/2015 18:14

Disa njerëz shpesh bëjnë ushtrime kur vrapojnë çdo dit për të mbërritur me kohë në punë, duke u vonuar për disa minuta dhe duke thënë pastaj “Më vjen keq që jam vonë!”.

Përderisa kjo mund të duket si një vonesë kronike e vazhdueshme, menaxhimi i kohës mund të jetë edhe më i vështirë se sa që duket – dhe shpesh, vonesa është e rrënjosur në diçka psikologjike, e tillë si frika, transmeton Lajmi.net.

Për fat të mirë, ka disa zakone të thjeshta të cilat mund të ju ndihmojnë me këtë problem. Këtu, këto janë zakonet e njerëzve të cilët janë gjithmonë të përpiktë.

Kur është koha për t’u zgjuar, ata zgjohen.

Zgjimi është gjëja e parë e ditës të cilën gjithmonë e shtyeni. Qoftë nëse e ndalni alarmin e celularit dhe zgjoheni 30 minuta më vonë në një panik, të dalësh nga shtrati është një gjë e lehtë për ta bërë. Diane Gottsman, një eksperte e rregullave dhe mirësjelljes dhe pronare e The Protocol School of Texas, sugjeron një zgjidhje të thjeshtë: Vendoseni alarmin larg nga shtrati. Duke lëvizur fizikisht nga shtrati për ta ndalur alarmin është një mënyrë e pagabueshme për t’u zgjuar më lehtë dhe për t’u mos zvarritur përsëri prapa në të, transmeton Lajmi.net.

Ata e planifikojnë mëngjesin në darkë

Çdo njeri nxitohet në mëngjes, thotë Gottsman – është koha më e ngarkuar e ditës. Njerëzit tepër të organizuar dhe shumë të përpiktë kanë tendencë që të përgatisin mëngjesin e tyre para se të shkojnë në shtrat natën. Këpucët dhe çelësat e tyre i vendosin afër derës së hyrjes, e marrin drekën me vete të paketuar, dhe kafja e tyre është gati vetëm për t’u vluar. Disa madje i përgatisin rrobat për ditën e nesërme qysh në mbrëmje – ngjashëm si me ditën e parë në shkollë. Një hartë për rutinën tuaj në mëngjes eliminon pesë minutat që i shpenzoni duke i kërkuar çelësat, dhe ju dërgon në kohë në çdo vend.

Ata i përfundojnë detyrat në kohë

Shpesh, njerëzit të cilët janë vonë gjithmonë gjejnë një arsyetim për veprimin e tyre. Përderisa njerëzit të cilët janë gjithmonë në kohë, në anën tjetër, i hartojnë detyrat e tyre, dhe e kuptojnë sa shumë duhet të shpenzojnë në një projekt përpara se ta bëjnë atë. Duke iu përgjigjur pyetjes “Sa kohë do të më marrë kjo?” përpara çdo detyre, ju do t’i përfundoni më lehtë gjërat.

Ata zotërojnë aftësi të llogaritjes

Njerëzit në kohë janë planifikues serioz. Ata llogaritin çdo gjë në ditët e tyre, shpesh deri në minutën e fundit – duke përfshirë kohën në ashensor, kohën duke ecur, dhe madje trafikun dhe motin, duke lënë të kuptohet se rrallë ata vonohen. Nëse ju duhet ende kohë që të bëheni kaq preciz, Morgenstern ka një zgjidhje: Planifikojeni kohën për përfundimin e detyrave tuaja rutinore tre ditë rresht. Zbuloni sa kohë kaloni prej se kur zgjoheni nga shtrati derisa dilni nga shtëpia, dhe më pas llogaritni kohën që nga dera e zyrës e deri tek tavolina e punës, dhe më pas me një kafe në mes tyre. Së shpejti, ju do të bëheni një mjeshtër i kohës, gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

Ata e dinë se kur e bëjnë punën e tyre më të mirë

“Njerëzit të cilët planifikojnë mirë janë të vetëdijshëm për ciklet e tyre të energjisë”, thotë Morgenstern. “Ata e dinë cila është koha ideale për lloje të ndryshme të aktivieteve”. Nëse mendoni më së miri gjatë mëngjesit, ju kurseni kohë të të menduarit gjatë punës. Duke e caktuar ditën tuaj për një performancë maksimale, ju eliminoni dështimin apo rimëkëmbjen si pasojë e disa takimeve të rëndësishme pune.