Si të jeni besnikë ndaj ushtrimeve

I blini rrobat më të mira për ushtrime dhe shkoni në palestër? E çfarë ndodh? Shkoni vetëm dy herë në javë dhe nuk i kushtoni rëndësi ushtrimeve.

Lifestyle

26/10/2013 08:31

Një studim nga Universiteti në Ariozona bën krahasimin e femrave që e vizitojnë palestrën rregullisht dhe ato që shkojnë vetëm dy herë në javë.

Lexoni disa këshilla se si mund t’i qëndroni besnikë palestrës njësoj femrat tjera dhe të keni një trup të mirë.

Dilni jashtë në natyrë për të ushtruar

Gratë të cilat duan të përqendrohen në lidhje më ushtrimet dalin në natyrë për të ushtruar. Kështu edhe mund ta takoni dikë në qytet, e përderisa ushtroni mund edhe të bisedoni. Koha ju kalon më shpejt dhe ushtrimet ju duken si asgjë.

Rritni intensitetin tuaj ngadalë

Një studim ka deklaruar se ushtruesit më të devotshëm nuk hidhen në një plan me intensitet të lartë. Ata marrin disa javë për të ushtruar, duke e bërë modelimin e kohës rreth 150 minuta që t’ia kushtojnë ushtrimeve. Mësimi që duhet mësuar: Nëse filloni ngadalë me ushtrime, do t’ju shndërrohen në shprehi. Ndryshe, do të digjeni.

Shënoni ushtrimet

Ato ushtrime që i bëni vazhdimisht dhe ju duket se po arrijnë sukses, shënoni në një ditar të vogël. Çdo ditë pasi t’i mbaroni ushtrimet, ju mund të keni një evidencë se sa keni qenë në formë t’i bëni ato ushtrime prej ditës në ditë. Kjo ju frymëzon që ta mposhtni lodhjen.