Si të humbni peshë pas shtatzënisë?

Është shumë e rëndësishme për një femër që pas shtatzënisë të rikthehet në formën e mëparshme.

Lifestyle

06/09/2015 16:55

Por, t’i hysh dietës menjëherë pas lindjes, të ushtrosh shumë apo t’i ndërpresësh ushqimet, nuk është e shëndetshme as për ju e as për beben në atë periudhë, shkruan në një artikull portali amerikan Fox News, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët janë dakorduar se një dietë e shëndetshme dhe ushtrime të lehta, janë çelësi i humbjes së atyre kilogramëve që i keni shtuar gjatë kohës sa ishit shtatzënë.

Duhet të jeni realiste

Juve iu është dashur 9 muaj që të fitoni tërë atë peshë, kështu që duhet t’i jepni vetes për të njëjtën kohë për ta humbur prapë. Nëse keni qenë mbi peshë para se të ngelnit shtatzënë, duhet ta kuptoni se do t’iu duhet më shumë kohë.

Pasi që të kryeni procesin e lindjes, trupi juaj do të humbë shumë ujë dhe ju duhet ta kompensoni atë materie., thotë doktoresha Tamara Melton, nga Atlanta e cila është nutriciste në Akademinë e Nutricizmit dhe Dietës në atë shtet.

Hidratohuni

Pini shumë ujë, dhe rrini të hidratuara, sidomos për shkak se trupi shumë shpesh e ngatërron ndjesinë e etjes me urinë. Plus kësaj, uji mund të ju ndihmojë të humbni peshë.

Mbushuni me proteina

Të ngrënit çdo ditë proteina, do t’iu japë shumë energji dhe po ashtu ndjenjën e ngopjes, prandaj nuk do ta ndieni nevojën që të hani shumë.

Hani shumë perime

Provoni që të hani 5-9 pjata me shumë perime. Jo vetëm që do të ju ushqejnë, por gjithashtu ato janë të mangëta me kalori dhe kanë shumë fibra dhe ujë, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Vezëve tuaja shtojuni spinaq dhe hani mish të zier.

Ndalni brumërat

Brumërat janë shumë të pasura me karbohidrate, të cilat e bëjnë të vështirë humbjen në peshë. Bukën dhe pastat lërini anash për një kohë.

Ushqejeni beben me gji

Të ushqyerit me gji pa dyshim që ndikon ne humbjen më të lehtë të peshës, për shkak se kaloritë që i keni në trupin tuaj, do t’i shpenzoni duke prodhuar qumësht gjiri për beben tuaj. /klankosova