Si të hiqni njollat nga rrobat dhe qilimat në mënyrë natyrale

Përdorni përbërës të kuzhinës për të luftuar të gjitha llojet e njollave.

Fun

29/01/2019 17:47

Ka shumë përbërës natyral që mund t’i përdorni për të hequr njollat ​​nga rrobat dhe qilimi, transmeton lajmi.net.

Në këtë mënyrë, ju mund të shmangni përdorimin e larguesve të njollave që janë plot aromë artificiale dhe përbërës të tjerë të dyshimtë.

Ndiqini format e largimit të njollave në mënyrë natyrale më poshtë:

Soda e bukës: Bëni një paste prej sodës së bukës dhe ujit dhe pastroni njollat ​​e qilimit.

Pastë dhëmbësh: Aplikojeni atë ​​në veshje ose qilim. Lajeni më pas si zakonisht. Pasta e dhëmbëve gjithashtu supozohet të jetë e mirë për zvogëlimin e njollave në gota të çajit dhe kafesë.

Lëng limoni: Pastroni njollat ​ me lëng limoni dhe ujë. Përdoreni lëngun e limonit ose me krem ​​të tartarit për largimit të njollave, mundësisht sa më shpejt që të ndodhë, pastaj lajeni në ujë të ftohtë.

Vaj kokosi: Aplikoni pak vaj kokosi në një vend në qilim ose tapiceri, me qëllim të largimit të njollave. /Lajmi.net/