Si të hiqni ndryshkun dhe shenjat e djegies nga hekuri i rrobave brenda 5 minutash (Video)

E mbani mend herën e fundit kur keni pastruar hekurin e rrobave?

Lifestyle

09/10/2017 23:31

Nuk është nevoja të mendoheni gjatë pasi me siguri as që e keni bërë kurrë diçka të tillë ndonëse hekurosni pafund rroba gjatë gjithë vitit. Mungesa e solucionit anti-kalkare, përdorimi i hekurit mbi materiale të papështatshme si për shembull veshjet me printe apo në rastin më të keq, lënia e hekurit në zjarr bëjnë që në sipërfaqen e poshtme të tij të krijohet smërç dhe shenja djegieje.

Tashmë nuk do të keni më probleme të kësaj  natyre pasi ne ju prezantojme me mënyrën më efektive dhe të shpejtë për të pastruar hekurin e rrobave.

Përbërësit: sodë buke, uthull molle, pasë dhëmbësh dhe një sfungjer i ashpër.
Shtoni pak pastë dhëmbësh në një enë qelqi, masën kontrollojeni me sy, si dhe shtoni dy lugë çaji me sodë buke. Shtoni uthullën e mollës dhe përzieni përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Vendosni hekurin në prizë duke e graduar në temperaturë mesatare.

Pasi të jetë ngrohur mjaftueshëm sa të mos ju djegë, bëjeni sfungjerin me pastë dhe fërkojeni. Për një rezultat më të mirë, fërkojeni edhe 5 minuta të tjerë me sfungjer e uthull molle. Në fund pastrojeni me leckë të thatë, do habiteni nga rezultati. Për më shumë ndiqni videon: