Si të flini rehat kur bën nxehtë?

Tani është stina e verës dhe një nga problemet që sjellë nxehtësia që e karakterizon këtë stinë është edhe gjumi i rehatshëm gjatë natës.

Lifestyle

25/07/2017 14:35

Një artikull në The Independent jep disa këshilla që duhet ndjekur nëse duam që të flemë rehat në një natë plotë vapë të kohës së verës:

1.Freskohuni para se të shkoni në shtrat, me krem që përmban aloe vera, të cilin duhet ta mbani në frigorifer.

2.Mbusheni një shishe të zbrazët parfumi me ujë të ftohtë dhe mbajeni afër shtratit, spërkatini në fytyrë, në shpinë dhe në anën e kundërt të gjunjve që të freskoheni.

3.Përdorni pizhame pambuku të holla, e po ashtu edhe batanije e mbulesa të holla pambuku.

4.Sigurohuni që nuk po hani shumë proteina pasi që kjo mund ta nxejë trupin tuaj duke e rritur metabolizmin, sipas ekspertit të gjumit, Dave Gibson.

5.Hani djegës, por së paku tri orë para gjumit, pasi që mund t’ju bëjë që të djersini, me ç’rast kjo ua ftohë trupin.

6.Ushtroni në mëngjes në mënyrë që ta parandaloni trupin tuaj që të nxehet shumë.

7.Lahuni me ujë jo aq të ftohtë në mëngjes.

8.Mbajini dritaret dhe perdet të mbyllura gjatë ditës në mënyrë që ta mbani dhomën më të ftohtë.

9.Ndalini të gjitha pajisjet elektrike në dhomën e fjetjes pasi që ato krijojnë nxehtësi.

10.Mbajini këmbët të ftohta, ose duke i mbajtur jashtë mbulesave ose duke i pushuar në një pako akulli.

11.Vini një tigan të mbushur me akuj para një flladitëse në mënyrë që ta ftohni ajrin.

12.Pini ujë rregullisht gjatë ditës, por jo aq shumë gjatë natës.

13.Flini në një shtrat të veçantë nga partneri juaj – dy trupa dyfishojnë nxhetësinë trupore.

14.Flini në katin e poshtëm pasi që nxehtësia ritet.

15.Flini me fanellë të lagësht

16.Shpërlani këmbët dhe kyçet e dorës me ujë të ftohtë para se të futeni në gjumë. /Lajmi.net/