Si të flini më shpejt

Duke mos fjetur mjaftueshëm, mund ta dëmtoni shëndetin dhe pruktivitetin në fushën e punës. Vendime të gabuara, nervozizëm, pasiguri dhe pasoja tjera, mund t’ju shfaqen për shkak të mungesës së gjumit. Ndër të tjera, punëtorët që flenë pak, hasin në vështirësi për t’i kujtuar detajet dhe procedurat e vogla në punën e tyre, ndërsa nuk…

Lifestyle

29/11/2013 13:00

Duke mos fjetur mjaftueshëm, mund ta dëmtoni shëndetin dhe pruktivitetin në fushën e punës. Vendime të gabuara, nervozizëm, pasiguri dhe pasoja tjera, mund t’ju shfaqen për shkak të mungesës së gjumit. Ndër të tjera, punëtorët që flenë pak, hasin në vështirësi për t’i kujtuar detajet dhe procedurat e vogla në punën e tyre, ndërsa nuk janë në gjendje të gjinden as në situatat më stresuese.

Nga pikëpamja e shëndetit, pak orë gjumë e shtojnë rrezikshmërinë për t’i kontaktuar infeksionet, diabetin dhe sëmundjet e zemrës dhe për ta shtuar në mënyrë të konsiderueshme peshën.

Ne ua prezantojmë pesë këshilla për të fjetur më shpejtë, duke e mbrojtur shëndetin tuaj dhe kapacitetin tuaj për punën e ditës pasuese.

1. Formojeni një rutinë para se të shkoni në shtrat. Më mirë t’ia dedikoni çdo natë aktivitetit relaksues, si për shembull leximi, në mënyrë që trupi të mësohet me relaks para gjumit. Përpos rutinës, edhe dhoma e fjetjes duhet përgatitet si është më së miri: duhet të jetë e errët, me një temperaturë afro 19 gradësh celsius.

2. Mos e përdorni telefonin si orë zgjimi (alarm). Më mirë mos qëndroni afër telefonit kur të shkoni për të fjetur. Tentimi për ta përdorur në shtrat, për disa është mjaft i fuqishëm. Për ta evituar që telefonin ta kemi në komodë, zgjidhja është mjaft e thjeshtë: blejeni një orë me zile.

3. Përdorni teknikat e frymëmarrjes, për ta relaksuar trupin. Sapo të përdundojë në shtrat, trupi i ndien ende lodhjet e ditës. Merrni frymë thellë, truri reagon duke bërë që krejt trupi i juaj të relaksohet. Rrahjet e zemrës ngadalësohen, presioni bie dhe toksina largohet.

4. Relaksoni muskujt e gishtave. Relaksimi progresiv i muskujve është një metodë që mundëson eliminimin e faktorëve si stresi dhe ankthi. Teknika konsiston për t’u relaksuar dhe çlodhur një nga një, një grup muskujsh, duke filluar nga gishtat, e deri tek qafa.

5. Lirohuni nga mendimet me ushtrime mentale. Numëroni dhentë, ose luani në matematikë. Këto janë aktivitete që e lirojnë trurin nga mendimet tjera dhe bëjnë që ato të fokusohen tek një proces i ripërsëritjeve. Kjo bën që trupi të futet në ‘ritmin’ e gjumit.