Si të flini më lehtë në këto ditë të nxehta vere

Këto ditë dhe netë të nxehta vere, sigurisht i shkaktojnë probleme edhe gjumit tuaj.

Lifestyle

27/07/2016 03:20

Për ju kemi përgatitur disa këshilla, se si t’ia bëni me gjumin këto ditë:

Merreni një shishe të ftohtë në shtrat:

Ditëve të dimrit, një shishe me ujë të nxehtë është shpesh zgjidhje kundër temperaturave të ulta, atëherë tani provojeni të kundërten. Një shishe me akull futeni në një qese që të mos laget shtrati dhe pastaj vendoseni në shtrat para se të shtriheni që shtrati të jetë i freskët, shkruan lajmi.net

Ngrini pizhamet e juaja:

Futni ato në një qese dhe për 15 minuta vendoseni në frigorifer, pastaj vishni dhe shtrihuni që të flini, kështu do të jeni më të freskët deri sa të flini. Gjithashtu, kushtoni rëndësi materialit të tyre, le të jetë sa më i lehtë që lëkura të marrë frymë më mirë.

Një gotë me ujë:

Ditëve të nxehta është mirë të pini ujë gjatë gjithë kohës për të shmangur dehidratimin, duke mos përjashtuar edhe kohën e gjumit. Mbani një gotë ose shishe me ujë afër shtratit, kështu që niveli i H2O të jetë në rregull para dhe gjatë gjumit nëse zgjoheni.

Qëndroni larg alkoolit:

Gjatë verës, pija gjatë natës bëhet mjaft joshëse, por kjo i bën dëm trupit dhe gjumit tuaj. Alkooli ndikon në dehidratim e kështu trupi pëson mbinxehje. Edhe nëse pini, atëherë mes çdo gote me alkool, pini edhe një tjeter me ujë, që të mbani balancin në organizëm.

Bllokoni rrezet e diellit: 

Bllokimi i rrezeve të diellit, e mbanë dhomen më të freskët dhe kështu nuk do të keni probleme me gjumin./lajmi.net