Si të fitoni para përmes Instagramit?

Përdoruesit e Instagram që kanë më shumë se 1,000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, bëhet e ditur sipas një aplikacioni të ri të quajtur Takumi.

Auto & Tek

15/11/2015 09:29

Ata që kanë 10,000 ndjekës mund të fitojnë 15,000 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë ndikim – ata me 100,000 ndjekës – mund të fitojnë 150,000 paundë.

Por, si mund të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës
Reklamuesit dëshirojnë të gjejnë klientë të rinj, kështu që, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit
Mos prisni t’ju trokasin në derë. Tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që i keni në Instagram dhe pyetni ata nëse dëshirojnë që ju t’ua reklamoni produktet e tyre. Aplikacioni ‘Takumi’ u jep mundësinë personave me më shumë se 1,000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund t’i provoni gjithashtu edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand, transmeton lajmi.net.

Shënim: Ju mund të bëni gjithashtu disa fotografi të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produkte
Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtagun #ad për të qenë më të vërejtur. (lajmi.net)