Si të filloni një marrëdhënie të re pasi që ju është thyer zemra?

Rachel MacLynn, një psikolog dhe ekspert i marrdhënieve, ka shpërndarë disa këshilla që ndihmojnë në rikthimin e besimit në dashuri.

Lifestyle

25/08/2014 20:37

Veproni ngadalë 
Merrni kohën tuaj dhe veproni ngadalë, duke shikuar se si personi që është i interesuar për ju reagon. Trego disa pjesë të vogla të vetes tuaj në fillim; më pas, nëse personi përgjigjet ndaj sjelljeve tuaja në atë mënyrë që ju bën të ndjeheni të sigurt, provoni duke ofruar pak më shumë, transmeton Lajmi.net.

Jini të ndershëm 
Mund të jetë shumë e shëndetshme të diskutoni hapur me të për ta bërë veten të sigurt përsëri. Kjo mundet gjithashtu të krijojë një ndjenjë të lidhjes midis dy njerëzve, të cilat më pas mund të çojnë në më shumë besim dhe kujdesje. Ju mund të gjeni gjithashtu se personi që jeni duke i ndarë përvojat tuaja me të, ka një histori të ngjashme me ju.
 
Jo të gjithë janë të njëjtë
Kujtohuni që personi që e keni njoftuar tashmë nuk është ai i vjetri. Mos e trajtoni atë si një person që ju ka lënduar, mos harroni se ai nuk ka bërë asgjë gabim.

Besoni vetes 
Në shumë raste, frika për t’i besuar një personi tjetër është më shumë për shkak të frikës tuaj që mos po tradhtoheni apo po lëndoheni përsëri. Por ju e dini se kjo është gabim. Ju e dini se do të jeni në gjendje që të përballoni zemrën e thyer dhe t’i besoni vetës tuaj për ta bërë më të lehtë për vetën tuaj që të mësoni të besoni përsëri, transmeton Lajmi.net.

Pranojeni se jeni më i/e fortë se më parë
Pas përfundimit të një marrëdhënie, ju bëheni më të mençur dhe në fund të fundit një person më i fortë se që keni qenë më parë. Dhe kjo do të thotë se ju tani keni nevojë që të kontriboni më shumë në marrëdhënien e re, dhe se personi i ri në jetën tuaj mund të jetë një partner dhe një person më i duhur për ju.