Si të evitoni pagjumësinë për shkak të të nxehtit

Disa preferojnë që në dhomat e gjumit të fusin edhe klimatizues, por ekspertët nuk preferojnë këtë gjë.

Lifestyle

29/07/2015 19:37

Më poshtë po ua japim gjashtë këshilla që janë publikuar nga mediat e huaja të cilat tregojnë se si të flini pa klimatizues.

▪ Edhe pse është e nevojshme të vendosesh një kondicioner, atëherë mjafton një ventilator me akull.
▪ Vendosni një vasketë me akull para tij.
▪ Akulli do të shkrihet dhe do të ndihmojë në freskimin e ajrit.
▪ Mund të përdorni një spray, ta mbushni me ujë, shpërndajeni në ajër dhe do të keni freski.
▪ Në shtëpi ku rreh dielli pjesën më të madhe të ditës duhet të mbyllni dritaret, para se të dilni nga shtëpia.
▪ Lani këmbët me ujë të ftohtë para se të flini.
▪ Evitoni ushqime që japin nxehtësi dhe mundohuni të hani sa me lehtë.
▪ Përdorni çarçafë të lehtë që nuk ju bezdisin dhe shmangin vapën. /Telegrafi