Si të e bësh të dashurohet në ty

Duhet të e pranosh, se të dish si të bësh për vete një vajzë shpesh herë na kushton shumë kohë. Do të thotë, aq vështirë të duket, sa që shumë herë dorëzohesh shumë shpejt.

Fun

14/06/2018 15:03

Kjo ndodhë për shkak të frikës së refuzimit, turpit, ose për shkak se nuk beson në veten tënde.

Këtu keni 3 hapa që të bësh të dashurohet në ty:

1. Kujdesu për pamjen tënde

Duhet të kujdesesh për pamjen tënde, për fizikun tënd, si dhe për personalitetin tënd.

Mos u shfaq mendjemadh, dhe mos tento të shfaqesh të gjitha ato se çka ke (vetura, telefon, gjëra të tilla) si dhe vendet që ke vizituar. Pa i bërë këto gjëra shumë më
shpejt do të hysh në zemrën e saj.

Disa thonë se paraja mund të bëjë gjithçka, mund që edhe në disa raste të jetë edhe e vërtetë, por të siguroj se jo gjithmonë është kështu. Ji i thjeshtë, i pastër, dhe i
sjellshëm. Nëse vajza të cilën do ta bësh për vetën është e interesuar vetëm në
pasurinë tënde, atëherë mos vazhdo të e lexosh këtë artikull.

Sa i përket estetikës, kujdes për flokët e tu, pamjen tënde, se çka vesh, jo në aspektin e
firmës së rrobave, por në aspektin e shijes së veshjes si dhe mënyrën se çfarë
arome mbani.

Laj mirë dhëmbët, para se të dalësh nga shtëpia.

2. Mos u ngut

Kjo nuk do të thotë të mos lëvizësh, por të presësh momentin e duhur. Gjërat kanë nevojë për kohën e tyre, të mësosh si të bësh një vajzë për vete nuk është një gjë e

lehtë. Rri gjithmonë i gatshëm dhe shfrytëzo çdo moment që e ke.

3. Interesohu për të dhe komuniko sa më shumë me të

Mos i fol për vetën tënde, lëre atë që të thotë gjithçka, tento të e njohësh, mundo të marrësh vesh se çka i pëlqen, çka mendon për gjërat që ty të pëlqejnë, pyete për të etj.

Mësohu që të kesh një bisedë të mirë. Lexo shtypin ditor, rri i informuar për gjërat aktuale, për sportin, muzikën, filmat etj.

Asnjëherë mos fillo me biseda të thella, bëjë të qesh, bëj biseda interesante. Kujto që
bisedat për seksin, religjionin, politikën në shumë raste kthehen në debate të
pafundme, ndërsa objektivi yt është si të bësh për vete. Duhet të largohesh sa
më larg që është e mundur nga këto tematika, sepse nëse keni mendime të kundërta
atëherë biseda do të jetë jo e këndshme dhe pa asnjë rezultat të mirë.

Dhe më e rëndësishmja përveç të i ndjekësh këta hapa, është që të kesh besim në vetën tënde. Kjo do të jetë shumë më e lehtë nëse di të i përdorësh teknikat e joshjes.