Si të dekorojmë shtëpinë?

Për të arreduar një shtëpi është e rëndësishme mënyra sesi e filloni këtë punë. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të mobiluar një shtëpi, disa nga këshillat janë këto.

Lifestyle

06/01/2016 19:19

Këshillohet që shtëpia nuk duhet parë në përgjithësi e tëra, por duke filluar përshembull me një dhomë teke. Kjo e bën që dhe ambientet të ndryshojnë nga njeri tjetri dhe të keni një harmoni ngjyrash e shumllojshmëri arredimesh në shtëpi.

Rëndësi të veçantë i duhet kushtuar hapësirës dhe stilit që duam t’i japim ambientit. Sili i mobilimit duhet të jetë pasqyra e shpirtit tonë. Është kjo një mënyrë që na bën të ndihemi mirë në shtëpinë tonë.

Si mund t’a mobilojmë shtëpinë?
Mënyrat janë të ndryshme,kjo varet dhe nga shpenzimet apo buxheti që keni në dispozicion. Rëndësi ka që gjithçka të jetë sa më praktike dhe funksionale në shtëpi.

Mobilet moderne apo antike?
Kjo varet nga preferencat tuaja dhe shija. Duhet konsideruar se mobilet antike janë më të kushtueshme dhe kushton gjithashtu për t’u mbajtur dhe pastruar.  Ka dhe mobile moderne dhe me kualitet të lartë. Ka poashtu  mobilim me porosi, ku ju mund të porosisni online.

Po për ata që skanë shumë të ardhura?
Në këtë rast këshillojmë tregun e mobiljeve të përdorura. Ka persona që janë te fiksuar pas mobiljeve apo objekteve të përdorura. Shpeshherë këto objekte shiten shumë lirë dhe me pak shpenzime mund të restaurohen dhe dalin modele unike te veçanta.