Si të dalloni alergjitë nga sëmundjet gripale

Në stinën e pranverës jemi më të prirur ndaj sëmundjeve apo dhe reagimeve të tipit kollitje, teshtima, saqë ndonjëherë gjejmë gjithnjë ngushëllimin e vetëm duke thënë se kemi alergji, edhe pse në të vërtetë mund të jemi sëmurë.

Lifestyle

29/03/2016 22:05

Ndërkohë që rreth 50 milionë amerikanë vuajnë nga alergjia sezonale, është tejet e vështirë të zbulohen  shkaqet e vërteta se çfarë i shkakton simptomat e caktuara.

Nëse nisemi nga paramendimet, mund të vuajmë nga alergjia e një produkti të panjohur ndërkohë që po kurohemi për diçka tjetër, duke injoruar kështu  një diagnozë të rëndësishme. Alergjitë e patrajtuara mund të shkaktojnë infeksione kronike, infeksione të veshit, probleme me gjumin dhe astmë.

Trajtimi ndaj alergjive është shumë më ndryshe sesa trajtimi i gripit apo ftohjes. Nëse trajtoni një grip apo infeksion viral me medikamente që kurojnë alergjitë, në fakt jeni duke i bërë vetes një dëm të madh duke e rrezikuar ndaj efekteve anësore.

Sa më shpejt të vizitoheni dhe të gjeni shkakun e gjendjes suaj, aq më shpejt mund të kuroheni dhe të ndiheni më mirë.  Hidhuni një sy detajeve të mëposhtme se si të kuptoni se vuani nga një grip dhe jo nga alergjia:

  1. Shamia juaj e hundëve është e gjelbër. Nuk është një pamje e bukur, por duhet ta dini se në një rast të tillë bëhet fjalë për një infeksion.
  2. Keni ethe. Faqe të nxehta dhe të dridhurat janë simptoma që nuk kanë lidhje me alergjitë.
  3. Ndjeni dhimbje në faqet tuaja. Alergjitë mund të shkaktojnë irritim në zonën e syve dhe tëmthave, por dhimbja e faqeve deri te dhëmbët  lidhet direkt me infeksionin dhe s’ka asnjë lidhje me alergjinë.
  4. Keni kollë. “Ju duhet të shikoni në konstelacionin e simptomave, sepse është shumë e vështirë për të bërë dallimin mes një kolle alergjike dhe asaj të shkaktuar nga infeksione apo gripi.
  5. Vështirësi në frymëmarrje. Bllokimet e tmerrshme sigurisht që janë pasojë e alergjive sezonale, por kjo mund të ndodhë edhe nga arsye të tjera. Kur fryma juaj bashkohet me një shije të keqe në gojë është ndoshta një shenjë e infeksionit.

Simptoma që duhet të dini se shkaktohen nga alergjitë:

  1. Ju kullojnë hundët, ndiheni si me rrufë dhe ju dhembin sytë. Mos ndoshta ju ka filluar në të njëjtën kohë me çeljen e luleve? Është pikërisht alergjia që po ju mundon.
  2. Simptomat tuaja zgjasin deri në dy javë. Nëse hunda juaj vazhdon të kullojë dhe madje keni edhe dhimbje fyti ndonjëherë, sërish alergjia është duke ju provokuar.
  3. Shamia juaj është e verdhë ose e bardhë.
  4. Ndiheni mirë në pjesën tjetër të viti, por gjithçka ju fillon në periudhën e lulëzimit të bimëve aromatike – në prill, maj ose qershor.

Nëse mendoni se jeni sëmurë bëni mirë të vizitoni mjekun për të marrë recetën e duhur të barnave pasi ndoshta mund të jeni duke gabuar.