Si të bini në gjumë për vetëm 60 sekonda?

Shumica e njerëzve kanë vështirësi për të fjetur gjatë natës, por një teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes duket se ndihmon që të marrim gjithë gjumin që kemi nevojë.

Lifestyle

05/05/2015 13:40

Dr. Andrew Weil thotë se teknika e frymëmarrjes ‘4-7-8’ mund të na ndihmojë që të hymë në gjumë për vetëm 60 sekonda, duke i mbushur mushkëritë me oksigjen dhe duke i ndihmuar vetës për t’u lidhur me trupin.

Ushtrimi mund të bëhet në çdo pozitë, por në kanalin e tij të njohur në YouTube, Weil rekomandon uljen me shpinë drejt përderisa e mësoni ushtrimin, transmeton Lajmi.net.

Për ta kompletuar ushtrimin është e thjeshtë. Fillimisht, vendoseni gjuhën prapa dhëmbëve tuaj të sipërm. Nxirreni frymën plotësisht nëpërmjet gojës.

Më pas, mbylleni gojën dhe merrni frymë me hundë duke numëruar deri në katër përpara se ta lëshoni frymën për një numërim deri në shtatë, transmeton Lajmi.net.

Në fund, lëshojeni frymën përmes gojës deri në një numërim në tetë. Përsëriteni ciklin tri herë më shumë dhe ju do të flini si një fëmijë shpejtë, thotë Weil.