Si të bëni petulla kungulleshë

Përbërësit:

Lifestyle

23/04/2017 11:47

2 kungullesha të mëdha
2 vezë
2 qepë të njoma
250 gr miell
djathë të coptuar
kripë dhe piper i zi
majdanoz
pluhur për ëmbëlsira

Hapat:

Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit. Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.

Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.

Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende. Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt.