Si të ballafaqoheni me kritikat? – Lajmi.net
Si të ballafaqoheni me kritikat?
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 20:28, 12 November 2017
Askujt nuk i pëlqejnë kritikat, por fatkeqësisht janë diçka që të gjithë duhet të ballafaqohemi me to në një pikë të jetës.

Njerëzit do t’ju gjykojnë në bazë të punës që e keni kryer, qoftë nëse është ajo në punë apo në shtëpi, dhe duhet të ballafaqoheni me të duke treguar durim, pasi që fjalët e ashpra mund t’ju demoralizojnë, transmeton Telegrafi.

Edhe njerëzit më të njohur në botë tregojnë se është mirë t’i mbani kritikat afër vetes, pasi që vetëm kësisoj do t’i dini fajet tuaja. Kjo është mënyrë e mirë për t’i mësuar dobësitë dhe për t’i mposhtur ato.

 Sidoqoftë, ka shumë mënyra për t’u ballafaquar me kritikat, por së pari duhet të kuptoni se çfarë lloji i kritikës është. Gjithashtu duhet të injoroni tonin apo mënyrën me të cilën një person ju ka kritikuar.

Duhet t’i filtroni sugjerimet e vlefshme të kritikës dhe të punoni në to.

Dëgjoni me kujdes se çfarë kritikët thonë për ju

Fillimisht duhet të dëgjoni se çfarë duan të thonë kritikët për ju. Analizoni komentet e tyre nga të gjitha këndvështrimet dhe shikoni me kujdes nëse janë duke e bërë këtë nga zilia apo thjesht janë sugjerime të vlefshme.

Nëse qëllimet e tyre janë të vërteta, atëherë dëgjoni me kujdes!

Përgjigjuni me qetësi

Pavarësisht se sa të ashpra janë kritikat ndaj teje, gjithmonë duhet t’i dëgjoni dhe t’ju përgjigjeni në mënyrë të qetë pasi kritikët të kenë thënë gjithçka.

Mbani mend, duhet të kontrolloni veten dhe të kujdeseni për nivelet e stresit.

Injoroni kritikat false

Ndonjëherë nuk ka logjikë në komentet kritike të dikujt dhe njerëzit kanë tendenca t’ju kritikojnë vetëm për t’ju lënduar. Prandaj, në situata të tilla duhet të qëndroni të heshtur dhe të mos ju kushtoni vëmendje, por t’i injoroni plotësisht.

Buzëqeshni dhe relaksohuni

Qoftë nëse ju pëlqejnë apo jo komentet e dikujt, ju duhet të qëndroni të pandryshuar. Merrni frymë thellë dhe buzëqeshni, nuk ka rëndësi edhe nëse është buzëqeshje false, pasi që kjo mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Kjo do t’i dërgojë shenja pozitive personit tjetër dhe do ta motivoj atë të ketë një sjellje më të mirë.

Mos i merrni gjërat personalisht

Kjo është rrënja e të gjitha problemeve. Përse njerëzit i marrin gjërat shumë personalisht?

Duhet të kuptoni se kur njerëzit kritikojnë, ata e krijojnë punën tuaj, e jo juve si person.

Fjalët kyçe: ballafaqimi, kritikat

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble