Si të afroni ose shtyni datën e menstruacioneve

Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të paktën një herë në jetë të dëshironi ta shtyni datën e periodave apo t’ju vinin më herët. Periodat mund të jenë të ndryshme për çdo femër por nëse kanë një gjë të përbashkët është që nuk është kurrë koha e përshtatshme për to!

Lifestyle

16/10/2016 20:57

Herën tjetër që doni të shkoni në plazh apo të bëni seks në një datë të caktuar do dini si të veproni.

Mënyrat natyrale. – Nëse doni që periodat t’ju vijnë më herët pini lëngje tropikale, hani ushqime që përmbajnë vitaminë C ose merrni një suplement por pa i kaluar 60mg të dozës së vitaminës C të rekomanduar në ditë. – Provoni ti shtoni dietës suaj majdanoz. – Ushtrimet fizike, një dush I nxehtë, si edhe të kryeni marrdhenie seksuale ndihmojnë që t’ju vijnë periodat sidomos nëse keni vonesë. – Kaloni kohë me shoqen që është me perioda! Sinkronizimi menstrual (ideja që femrave që jetojnë apo rrinë bashkë u vjen cikli përafërsisht njësoj) siç quhet ndryshe efekti McClintock ngelet teori që ngjall debate por ja vlen një provë.

DHE KALOJMË TEK MËNYRA MË E THJESHT, E SHPEJT DHE EFIKASE!

Ndërkohë që ekzistojnë pilula të posaçme për të induktuar ardhjen e menstruacioneve më herët ose për ti shtyrë ato, të cilat duhen marr me kujdes dhe me këshillë të mjekut, mënyra më e thjesht ngelet pilula kontraceptive!

Shumë prej jush ndoshta e marrin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual. Por a dini si ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë?

fea