Si ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin?

Po keni probleme në marrëdhënie? Lexoni këto këshilla që ta përmirësoni atë menjëherë.

Lifestyle

09/10/2015 12:17

Mbajeni romancën ‘gjallë’
Me problemet në marrëdhënie që përballet çdo çift, shumë lehtë harrohen gjestet e vogla të cilat e mbajnë marrëdhënien të gjallë. Ajo çfarë nuk e kuptojnë shumica e çifteve është se nuk ju nevojitet shumë për ta bërë partnerin që të ndihet mirë çdo ditë. Kështu, tregohuni romantik në të gjitha situatat dhe bëni gjëra që partneri ta kuptojë se ju dëshironi një ndryshim për të mirë në marrëdhënie.

Ndaleni celularin
Nëse po mbetni në Facebook deri vonë pas darkës, është koha që të mos e bëni më. Një studim i publikuar në revistën ‘Kompjuterët në Sjelljen e Njerëzve’ shikoi të dhënat e 1,160 çifteve të martuar dhe gjeti se përdorimi i rrjeteve sociale kishte një lidhje negative me lumturinë në marrëdhënie. Kur zemërohen, disa çifte mund t’u kthehen rrjeteve sociale për të gjetur qetësinë dhe për të mos thënë gjëra që ndoshta nuk duhet. Kjo është një mënyrë e keqe që krijon distancë, kështu që duhet të mos e përdorni shumë celularin në mënyrë që të keni një lidhje më të fortë me partnerin, transmeton lajmi.net.

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë
Ndjeheni sikur nuk keni kurrë ndonjë moment vetëm së bashku? Atëherë të shkoni në shtrat së bashku në të njëjtën kohë do të ju ndihmojë shumë. Koha e gjumit mund të jetë mundësia e vetme që ndoshta mund të jeni vetëm së bashku përgjatë gjithë ditës. Edhe nëse ju keni gjumë, ju mund të qëndroni zgjuar derisa edhe partneri të ndjejë nevojë për të fjetur.

Kujtoni momente qesharake nga e kaluara
Nganjëherë kujtimet më të mira janë ato më qesharaket. Qeshja është një gjë thelbësore në marrëdhënie, pasi që njerëzit sigurisht se argëtohen më shumë kur partneri është qesharak. Kujtoni momentet më qesharake që i keni pasur nga e kaluara, dhe argëtohuni me njëri-tjetrin duke qeshur më shumë se zakonisht.

Bëni seks në vende të ndryshme
Të vendosni për ta kënaqur partnerin është çelësi i një marrëdhënie të mirë. Nëse dhoma e gjumit ju është bërë ‘bajat’, është koha që të ndërroni vend. Provoni të bëni seks në një dhomë apo hapësirë ku nuk keni bërë asnjëherë më parë – kuzhina për shembull, është një vend pozitiv për të bërë seks. (lajmi.net)