Si ta ulni nivelin e lartë të sheqerit në gjak, me vetëm këtë pije

Simptomat e diabetit përfshijnë urinimin e shpeshtë dhe humbjen e peshës në mënyrë të pashpjegueshme.

Lifestyle

12/12/2018 17:27

Diabeti është një gjendje shëndetësore që zgjat për një periudhë të gjatë kohore, i cili shkakton nivelin e lartë të sheqerit në gjak, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, studimet e fundit garantojnë se një lëng i veçantë po arrin ta parandalojë fenomenin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Përdorimi i uthullës së mollës pas një vakti ushqimor mund të ndihmojë në rënien e sheqerit në gjak, sipas shkencëtarëve.

Hulumtimet nga viti 2004 treguan se 20 gramë uthull molle të holluar në 40 gram ujë, me 1 lugë çaji të saharinëve, mund të zvogëlonte sheqerin në gjak pas ngrënies.

Studimi, i publikuar nga Shoqata Amerikane e Diabetit, zbuloi se uthulla mund të ndihmojë “në përmirësimin ndjeshmërinë e insulinës kur konsumohen ushqime të larta në karbohidrate”.

Një studim i mëtejshëm i vitit 2007 gjeti se përdorimi i uthullës së mollës ndihmoi në uljen e sheqerit në gjak kur të zgjoheshin ata që e ndiqnin metodën. /Lajmi.net/