Si ta shëroni bronkitin në mënyrë natyrale
Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri.
Lifestyle
Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohen nga gëlbaza dhe vështirësi në frymëmarrje.
Bronkiti ndahet në dy kategori: akut dhe kronik.
- Kollë
- Mukusi
- Temperaturë e ulët
- Dhimbje të gjoksit
- Probleme me frymëmarrjen
- Simptomat e ftohjes, si dhimbje koke, lodhje dhe lotim të syve
- Tharje të fytit
- Rrjedhje hundësh
- Kongjestion nazal
Kura natyrale për bronkitin
Provoni këto kura natyrale për të lehtësuar simptomat e bronkitit
- Pushoni
- Pini lëngje. Në këtë rast një gotë me ujë të ngrohtë, mjaltë dhe limon do t’ju ndihmonte shumë.
- Bëni gargare me ujë të ngrohtë me kripë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
- Përdorni aromaterapi për të lehtësuar simptomat.
- Përdorni një pajisje për të ruajtur lagështirën e ajrit apo për të thithur avullin.
- Konsumoni ushqime me erëza. Një përbërës tek specat djegës, i quajtur kapsaicin, lehtëson sinusitin. Ai është gjithashtu i dobishëm për hollimin e mukusit në gjoks.