Si ta pastrojmë fytyrën para se të flemë

Janë disa këshilla që duhet t’i ndjekësh çdo mbrëmje për të pasur një fytyrë të patër dhe të shkëlqyeshme çdo mëngjes. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe është e rëndësishme për të respektuar disa rregulla çdo natë:

Lifestyle

16/12/2016 16:25

Pastro duart në fillim 

Nëse duart nuk janë të pastra, një numër bakteresh bëhen shkak për të qarkulluar edhe në fytyrë. Këshillohet sapun antibakterial.

Pastro grimin me pambuk 

Pastro grimin me pambuk që të kesh fytyrë të patër.

Laje fytyrën me ujë të ngrohtë

Nëse e lan fytyrën me ujë të ftohtë, atëherë poret mbyllen duke bërë kështu që pastrimi të mos jetë i thellë. Por edhe uji shumë i ngrohtë e than shumë lëkurën. Ndaj këshilla është pak i vakët.

Përdor produktin për pastrim

Mjafton vetëm një pikë nga produkti dhe me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave bëj edhe një masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut në fytyrë.

Përdor një peshqir të pastër

Një peshqir i lagur i butë është ideal për të fshirë lehtësisht fytyrën. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos përdor forcë, qëllimi është vetëm të heqësh qelizat e vdekura.

Shpëlaje fytyrën

Këtë herë shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë, pastaj fshije sërish lehtë me peshqir për ta tharë lagështirën nga fytyra.

Pastro grimin e syve  Pastro sytë me produktin për pastrimin e fytyrës, nëse ka mbetur lapsi apo rimeli që mund të shkaktojnë irritime.