Si ta merrni Windows 10 në PC-në tuaj shumë lehtë?

Versioni më i fundit i sistemit operativ të Microsoft është lansuar për të gjithë përdoruesit në botë, me anëtarët e programit të brendshëm të cilët janë duke e marrë përmirësimin së pari.

Auto & Tek

04/08/2015 13:00

Ja si ta merrni Windows 10 në pajisjen tuaj:

Në mënyrë që të merrni Windows 10, ju duhet të keni një PC, laptop apo tablet që ka një procesor 1GHz apo më të shpejtë, 1GB RAM apo më shumë, 16GB hapësirë në hardisk apo më shumë, kartelë grafike me driver WDDM 1.0 apo më të lartë dhe ekran 800×600 apo më të mirë.

Si ta merrni përmirësimin?
1. Pajisja juaj duhet të ketë Windows 7 apo 8.1.
2. Ju mund ta rezervoni një përmirësim duke klikuar në ikonën e Windows 10 që shfaqet në fund të ekranit.

Nëse nuk dëshironi të prisni
1. Sigurohuni të keni një USB apo DVD prej 4GB.
2. Përdoreni linkun e shkarkimit të Windows 10 për versionin 32-bit duke klikuar këtu. Më pas zgjedheni USB-në apo DVD-në si vendin ku do të ruhet Windows 10.
3. Në mënyrë që Windows 10 të jetë i aktivizuar pa pagesë, ju duhet të zgjidhni ‘Upgrade this PC’.
4. Pasi të zgjidhni opsionet e gjuhës dhe rajonit, klikoni ‘Install Now’.
5. Kur të shfaqet tabela që kërkon numrin serik të Windows 10, prekeni ‘Skip’.
6. Më pas, Windows 10 do t’i bëjë të gjitha vetë dhe ju vetëm duhet të uleni dhe të relaksoheni përderisa ai instalohet.

Për ata të cilët dëshirojnë të instalojnë versionin e freskët të Windows 10 pa e përmirësuar nga Windows 7 apo 8.1, duhet të paguajnë $119 për Windows Home dhe $199 për Windows 10 Pro. (Lajmi.net)