Si ta menaxhoni lodhjen gjatë shtatzënisë

Ja disa metoda për t’u çlodhur gjatë shtatzënisë:

Lifestyle

29/03/2016 17:13

Merruni me pedikyr

Një nga rrugët e mia të preferuara për t’u çlodhur, gjatë shtatzënisë, është kur unë merrem me pedikyr! Është mjaftë e vështirë për të arritur gishtërinjtë tuaj, kështu që vetëm mbështetuni prapa dhe dikush tjetër le të bëjë punën për ju. Përveç kësaj, masazha e këmbëve do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë, pasi që ato do ti keni të enjtura dhe ne të gjithë i duam thonjtë të rregulluar gjatë verës, apo jo?

Bëni banjë me flluska

Ah, kjo metodë e vjetër e relaksimit. Banjot me flluska do t’ju habisin çdo herë! Ndizni një qiri dhe lëshoni pak muzikë që do të ju bëjnë të relaksoheni dhe të harroni stresin edhe më shumë! Vetëm të jeni të kujdesshme që uji nuk duhet të jetë shumë i ngrohtë. Gratë shtatzëna duhet të mbajnë temperaturën e trupit në nivel, për shëndetin e tyre dhe sigurinë e bebit brenda që e mbajnë.

Dilni në darkë

Edhe ato të cilat duan të gatuajnë, kanë nevojë për një pushim! Dalja jashtë për darkë ju kursen nga gatimi ose pastrimi. Nëse ju nuk ndiheni rehat të lëni shtëpinë, ju mund edhe të porositni që t’ju sjellin! Pastrimi do jetë më i lehtë, dhe ju mund të merrni edhe bashkëshortin tuaj për t’ju ndihmuar.

Dilni në diell

Është e rëndësishme për ju, që të merrni mjaftueshëm vitaminë D gjatë shtatzënisë, kështu që vazhdoni tutje, merreni një karrige dhe uuni jashtë diku, në një lëndinë, dhe qëndroni për afro dy orë në rrezet e diellit! Mund të merrni një libër të mirë për të lexuar ose mund të mbështeteni dhe të bëni një sy gjumë të lehtë. Vetëm të jeni të kujdesshme dhe ti shmangeni ekspozimit të tepruar. Ju nuk dëshironi të merrni djegie nga dielli!

Flini edhe në punë!

Pasi fëmija të jetë lindur, ju mund të vëni bast se shanset tuaja për të fjetur do të jenë më të pakta. Prandaj merrni përparësi dhe shfrytëzoni çdo mundësi, bile edhe për të fjetur edhe në punë! Gratë shtatzëna kanë nevojë shumë për pushim, kështu që asgjë të gabuar nuk ka, nëse bëni disa ekstra orë gjumë!

Përdorni enë letre për kuzhinë

Duket gjë e vogël, por duke shmangur punët e përditshme të larjes së enëve, është më e vlefshme se sa ju mund të mendoni. Sidomos në qoftë se ju tashmë keni disa fëmijë! Unë nuk e kam zakon për të përdorur shpesh pjatat nga letra, por unë i mbaj disa për momentet kur ndjehem më shumë e lodhur, në mënyrë që t’i shmangem qëndrimit të gjatë duke pastruar.

Të keni dikë i cili ju ndihmon

Lista juaj e gjërave për ti bërë, ju është bërë shumë e gjatë. Pazaret e ushqimit, vajtja në bibliotekë për librat tuaj, pastrimi i qenit, pastrimi i qilimit tuaj të preferuar, marrja e rrobave apo dërgimi në pastrim kimik, larja e të gjitha rrobave të reja të foshnjës…, të gjitha këto mund t’ua bëjë dikush tjetër. Pyetni një mik apo të afërm, për t’ju ndihmuar në ditët kur ju keni nevojë. Është normale të ndjeheni e lodhur ndonjëherë!

Bëni një masazh paralindjes

Nëse ju keni para shtesë për të shpenzuar, të bëni një masazh paralindjes, është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të larguar stresin! Vetëm të jeni e sigurtë, që ju t’i tregoni treapistit tuaj, se jeni shtatzënë dhe që kjo duhet të bëhët me shumë kujdes. Pini shumë lëngje, sepse masazhet kanë tendencë për t’i hargjuar ato nga sistemi i trupit tuaj!

Kaloni ditën duke bërë atë çfarë ju dëshironi

Pasi fëmija të jetë lindur, jeta juaj do të ndryshojë në tërësi. Ju nuk do të keni shumë kohë të lirë si më parë, prandaj përfitoni tani nga koha! Kaloni një ditë duke bërë atë që ju doni të bëni. Nëse kjo është leximi, shopingu, apo hedhja në divan që të hani patate të skuqura, dhe gjëra të tjera që ju pëlqejnë t’i bëni. Mos u ndjeni keq për t’i bërë këto! Ju i meritoni të gjitha.