Si ta mbani trurin në formë?

Mbajtja e trurit në formë kërkon më shumë se një lojë Sudoku çdo ditë, thotë një ekspert i shëndetësisë.

Lifestyle

26/05/2015 18:51

Dr. Jim Stinear nga Universiteti Auckland, shpjegon se si mos bërja e ushtrimeve të mjaftueshme fizike mund të ndikojë në tru.

Mungesa e ushtrimeve zvogëlon numrin e neuroneve në trurin tonë, dhe gjithashtu dëmton kujtesën tonë dhe aftësinë tonë për të zgjidhur konflikte, thotë ai, transmeton Lajmi.net.

“Literatura shkencore e mbështetë fuqishëm përdorimin e aktivitetit fizik për të përmirësuar funksionin e trurit,” thotë ai.

“Nëse nuk jeni duke ushtruar mjaftueshëm, atëherë reduktimi natyral i neuroneve në disa pjesë të trurit përparon me një ritëm të shpejtë.”

Vetëm 150 minuta ushtrime të moderuara çdo javë mund të ndikojë që në hipotalamus të ndodhin efekte të fuqishme – pjesë e trurit e cila kontrollon aftësinë e përgjithshme të njerëzve, transmeton Lajmi.net.

Hipotalamusi ka një lidhje të rëndësishme dhe të drejtpërdrejtë me korën e trurit, e cila ka një koleksion të pabesueshëm të lidhjeve, në mesin e tyre zbulimin e gabimeve, të qenit racional, vëmendja, motivimi, vendimmarrja, ndjeshmëria dhe emocioni.

Kështu që, nëse kjo pjesë fillon të thahet, atëherë të gjitha këto gjëra zvogëlohen dhe më ju nuk jeni i njëjti person që keni qenë më parë.

Dr. Stinear thotë se lojërat që kërkojnë vëmendje dhe fjalëkryqet mund të ju ndihmojnë që të theksoni aftësinë tuaj të trurit.

Kjo është për të mirën tuaj, që ta mbani mendjen tuaj aktive. Kur jemi të pikëlluar, të trishtuar ose në depresion, shumica e energjisë tonë shkon në këtë pjesë të trurit dhe nuk e lejon trurin tuaj që të jetë më i zgjuar, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, mbajeni trurin në formë duke ushtruar detyra të ndryshme, apo duke mbushur fjalëkryqe dhe luajtur lojëra të tilla si Sudoku.