Si ta kuptosh se ai ende të do?

Ish-i juaj mund të ju thotë shumë gjëra pas ndarjes, por s’mund t’i besoni gjithçkaje që ai thotë. Nuk mund t’i besoni as gjërave që ai bën. Të mbi-analizosh sjelljen e ishi-it tuaj do të ju çmendë. Dhe duke e bërë këtë gjë nuk po indihmoni veten që t’a harroni atë.

Lifestyle

07/01/2016 21:52

Për shembull:

Ai pëlqen statusin tuaj në Facebook dhe pastaj ju heq nga lista e shokëve.

Ju dërgon mesazh kur janë të dehur dhe nuk e hapin telefoni kur ju i merrni ditën tjetër.

Shkon në café-n e juaj të preferuar dhe nuk ju përshëndet.

Fillon një lidhje me dikë tjetër por zemërohen kur zbulojnë që edhe ti ke filluar një lidhje tjetër.

Këto janë gjëra të vogla që na bëjnë të dyshojmë, por më poshtë i kemi tre shenja se ai ende ju do. Kjo nuk do të thotë se ai do të kthehet me ju domosdomërisht, por thjesht ende ka ndjenja për ju, transmeton lajmi.net.

Shenja e parë: Emocionet
E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja por indiferenca. Nëse ish-i juaj tregon në çfarëdo lloj mënyrë se ka emocione negative për juve (përfshirë inatin dhe urrejtjen), është sepse janë të lënduar. Është sepse kanë pritur gjëra nga ju, dhe ju nuk i keni bërë. Është sepse janë një lëmsh emocional për shkakun tuaj. Janë të lënduar sepse ende ju duan.

Mendojeni pak, pse do të donte dikush të humbiste kaq shumë kohë dhe energji duke të urryer ose duke qëndruar të zemëruar me ju? Ai u nda nga ju. A nuk do të ishte më e lehtë nëse do ju harrontë dhe t’a vazhdonte jetën? Arsyeja pse thonë që kanë kaq shumë emocione negative për ju është sepse ende kanë ndjenja. Thjesht nuk do që ato ndjenja të jenë aty, prandaj mendon se janë ndjenja urrejtjeje dhe inati.

Çfarë duhet të bëni?
Jepi kohë dhe hapësirë. Ndaloni së kontaktuari atë dhe lëri të gjitha emocionet negative anash. Nuk ka asgjë që mund të thoni që do t’i ndryshojë këto emocione negative në ato pozitive. Por nëse nuk i asgjë, koha do t’a vrasë të gjithë urrejtjen dhe zemërimin brenda tij dhe do fillojë të kujtojë të mirën e lidhjes. Koha është e vetmja gjë që mund t’a bëjë urrejtjen dhe inatin të largohet. Dhe kur largohet, ai do t’a kuptojë që është edhe në dashuri me ju, transmeton lajmi.net.

Shenja e dytë: Janë shumë konkurrues
A po mundohet ish-i juaj të ju bëjë xheloze? A postojnë foto në Facebook specifikisht të ju bëjnë juve të mendoni për lidhjen e humbur? Kur ish-i juaj po mundohet të bëjë të pamundurën që ju t’a shihni që ai ka të dashur të re, kjo do të thotë se ai ende ju do (dhe është pak i papjekur).
Kur ish-i juaj po mundohet të fitojë periudhën pas-ndarjes, është mënyrë shume e papjekur për t’u marrë me situatën dhe shumë e pafrytshme. Fakti se ai po e bën tregon se ju jeni në kokën e tij shumicën e kohës. Dhe fakti që ju jeni në kokën e tij shumicën e kohës do të thotë se ai ende ju do.

Çfarë duhet të bëni?
Lëreni t’a luajë lojën e tij dhe mundohu me të vërtetë t’a përmirësosh jetën tënde. Mos e kontaktoni. Bëjini gjërat që ju pëlqen t’i bëni dhe filloni të dilni në takime tjera. Nëse po sillen në mënyrë konkurruese, ata po shikojnë çdo gjë që po bëni. Nëse e ai sheh që ti po mundohesh të përmirësosh jetën tënde do fillojë t’a rishqyrtojë vendimin për t’u ndarë.

Shenja e tretë: Sjellja shtyj/tërhiq
Nëse ish-i i juaj në një moment sillet mirë me ju, në tjetrin keq, jini e sigurt se ai ka ndjenja për ju. Ndodh që nuk flet me ju për disa javë, dhe papritmas duan të shpenzojë kohë me ju.
Injorojnë telefonatat tuaja dhe pastaj ju thërrasin çdo ditë. Ndalojnë së përgjigjuri mesazhet tuaja dhe pastaj fillojnë të ju dërgojnë mesazhe rastësisht.
Kjo sjellje thjesht do të thotë që janë të hutuar rreth ndjenjave për ju. Zemra e tij është ende në dashuri me ju por po mundohen të bindin veten që duhet të rrijnë të ndarë.

Çfarë duhet të bëni?
Rri e qetë dhe mos e lër sjelljen e tyre të paarsyeshme të ju ngacmojë. Nëse i përgjigjeni sjelljes së tyre jo-stabile, po tregon shenja nevojshmërie. Çfarëdo të ndodhë, kurrë mos e pyet “Pse nuk iu përgjigje mesazhit tim?” ose “Pse nuk po e hap telefonatën timë?”
Nëse ata bëhen të ftohtë, edhe ju bëhuni njësoj. Është aq e thjeshtë. Mos e shpërble sjelljen e tyre të ftohtë duke i kushtuar më shumë vëmendje./lajmi.net