Si ta kuptosh kush nga miqtë nuk të ndjekë në Instagram? – Lajmi.net
Si ta kuptosh kush nga miqtë nuk të ndjekë në Instagram?
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 10:35, 18 June 2018
Instagram është ndryshe nga çdo rrjet tjetër social për shkak të funksionit të tij.

Ndryshe nga Facebook ku ju duhet të dërgoni kërkesë miqësie njerëzve të tjerë, Instagrami lejon që përdoruesit ta ndjekin njëri tjetrin, transmeton lajmi.net

Veprimi i një-anshëm do të thotë se nëse dikush të ndjekë ty, vetëm ai do të jetë në gjendje të njihet me të rejat tua në ‘kryefaqe’ të tij. Por nëse dëshironi dhe ju që të keni kontakt me atë person, atëherë ju duhet ta ndjekni atë, përmes ‘follow’.

Instagrami është i njohur për strategjinë e tij për ndjekje të njerëzve. Që të rritni audiencën tuaj, zakonisht përdoret teknika ‘follow-for-follow’.

Për fat të keq, Instagram ende nuk ka në projekt diçka që mund të gjejë cilët nuk të kanë kthyer follow-in dhe natyrisht se është e mërzitshme të shikosh listën e gjatë të miqve për të parë se kush nuk të ndjekë.

Megjithatë, për fat të mirë ekzistojnë disa ‘app’ të cilët ju ndihmojnë të gjeni njerëzit që nuk ju kthejnë ‘follow-in’ në instagram.
‘InstaFollow’ apo ‘Followers Insight’, janë disa prej tyre.
Sapo të instaloni, do t’ju dalin emrat e personave që nuk ju kanë bërë follow, ndërkaq është zgjedhja juaj nëse dëshironi t’i ndjekni ose jo. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO