Si ta kuptoni që ai nuk është “i duhuri”

Përpara se të vijoni me lidhjen duhet të mendoni seriozisht dhe ta vlerësoni mirë atë.

Lifestyle

16/02/2016 09:18

Nganjëherë dashuroheni kalimthi e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbeteni zemërthyer dhe e pikëlluar. Këta janë sinjalet se ai nuk është partner i duhur për ju.

Kërkesat e panevojshme: Ai dëshiron të rrish me të gjatë gjithë kohës. Dhe ndonjëherë bën gjëra që të të pengojë të rrish me shoqërinë tënde. Kjo nuk është e shëndetshme. Aspak.

Premton, nuk realizon: Të thotë se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje, por nuk e bën kurrë. Ta mbash dikë varur është diçka thjesht e keqe.

Të kritikon: Të kritikon për gjërat që ty të pëlqen të bësh. “Pse duhet të dalësh çdo fundjavë për të kërcyer? Dukesh si adoleshente!”.

Gjithmonë e ka mirë: Ti e ke gjithmonë gabim! Ose të pakën ai të bën të ndihesh kështu. Oh, dhe ai i fiton gjithmonë debatet, kështu që as mos u lodhni.

Dallimet: Të do shumë në mbrëmje, por është i ftohtë në mëngjes. Nëse pas darkës ai është super i dashur dhe të tregon se të do, por kur zgjohet në mëngjes duket sikur thjesht s’të ka qejf, këtu ka diçka që nuk shkon.

Ndjenjat: Kurdo që t’i lëndon ndjenjat, ai thjesht po mundohej të bënte një “bisedë të sinqertë prej të rriturish”. Nëse ti je mërzitur për dikë që ai të ka thënë, kujt i intereson se cilat ishin qëllimet e tij. /Zëri/