Si ta harroni ish-in?

Gjëja e parë për t’u bërë është të liroheni nga e kaluara për të perballuar sa më mirë të ardhmen.

Lifestyle

17/12/2016 13:24

Po si? Ndiqni këto këshilla:

Festoni ndarjen, duke organizuar një festë, mundësisht sa më të madhe, për të treguar se…jeta vazhdon!
Ri-hyni në “gjuetinë e dashurisë”, qoftë edhe vetëm për të kuptuar efektin që ju jep.

Mendoni sa më shumë për vetën, duke gjetur edhe një lloj shpërqëndrimi. Kjo do t’ju ndihmojë jo pak të harroni të kaluaren.

Mos harroni të pastroni çdo gjë në rrjetet sociale, që ju kujton “ish”-in

Pastroni edhe shtëpinë në të cilen mund të keni jetuar bashkë dhe ri-kthejini të gjithë atë që s’ka marrë me vete.

Nëse keni fëmijë, mos i përfshini në këtë histori. Mundohuni t’i mbroni, pasi buzëqeshja e tyre do t’ia vlejë lodhjen tuaj.

Mos dërgoni mesazhe apo të telefononi serish pas një kohe “ish”-in.

Pas një ndarjeje, gjëja me e mire është të rindërtoni individualitetin tuaj, për të shmangur që të dëmtoheni përsëri.