Si ta gjesh bashkëshorten ideale?

Kërkoni një bashkëshorte ideale? Lexoni këto mënyra të cilat ju tregojnë si ta gjeni, ku ta gjeni dhe cila mund të jetë idealja!

Lifestyle

06/01/2015 14:12

Pas një diskutimi konfuz që e bëni me vetën në kokën tuaj, ju më në fund do të buzëqeshni pasi e kuptoni zgjidhjen më poshtë se si ta gjeni gruan ideale.

Por, pyetja është se ku mund ta gjeni atë vajzë? Mos e ngarkoni shumë kokën tuaj dhe shikoni nëse ky llogaritës i gatshëm ju jep një fillim të mirë në kërkimin më të rëndësishëm në jetën tuaj.

1. Universitet/Shkollë të mesme
Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen e vjetër: “Zëre atë sa është e re”. Pse nuk filloni herët? Pse t’i lëni gjërat për minutën e fundit? Nuk është një detyrë shkolle kjo.

2. Një vajzë fetare
Çfarë lloj gruaje jeni duke kërkuar? Nëse po kërkoni një grua që nuk e sakrifikon karrierën e saj, por që gjithashtu kujdeset për ju dhe familjen tuaj, atëherë opsioni më i mirë për ju është që ta gjeni një vajzë e cila është fetare, pasi që feja mëson se duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi familjes se sa gjërave të tjera, transmeton Lajmi.net.

3. Kafeteri/Diskotekë
A jeni të sigurt? Nëse po, atëherë bëni diçka më ndryshe dhe kërkoni asaj që t’ua blejë një pije në kafeteri. Por nëse dëshironi që të luani sigurt atëherë përdoreni mënyrën tradicionale, duke i paguar ju asaj pije.

4. Në kurs të vallëzimit/gjuhëve
Mësimet në grup janë gjithmonë me shumë mundësi për të takuar vajzën ideale, qofshin ato mësime të gjuhëve apo mësime të vallëzimit.

5. Në dyqane të librave/Klube të librave
Ju mund të mos keni shumë njohuri për librat, kështu që mund ta pyesni atë për t’ua rekomanduar një libër nga seksioni i librave që ajo është duke kontrolluar për të blerë. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë e përfitmit dhe njohjes me të, transmeton Lajmi.net.

6. Mediat sociale
Jetojmë në botën e mediave sociale. Kështu që, pse të mos e përdorni përparësinë që këto media ua japin? Facebooku, aplikacionet e ndryshme për takime dhe shumë webfaqe janë duke luajtur një rol të rëndësishëm këto ditë, por mos harroni kjo është një shpatë me dy tehe. E vërteta për ju dhe atë do të shihet më shpejtë se sa që ju mendoni!

7. Propozimet e familjes
Ju mund të keni shmangur shumë propozime që u kanë ardhur në bazë të familjes për ndonjë vajzë, por imagjinoni mundësitë e pafundme që ndoshta i keni humbur. Pse mos të keni besim në atë që familja ua propozon? Gjithashtu, mbajeni në mend, që kur familjet propozojnë që dy persona të kenë lidhje, lidhja e tyre është më e sinqertë dhe ka gjasa të zgjasë tërë jetën.

8. Në palestër
A jeni lodhur duke u përpjekur që ta gjeni femrën ideale? Atëherë ushtrimet gjithsesi do të ju bëjnë të ndjeheni mirë. Plus, gjatë ushtrimeve në palestër mund ta takoni ndonjë vajzë e cila bën poashtu ushtrime aty, dhe ndoshta ajo mund të ju pëlqejë juve dhe të keni një lidhje. Kurrë nuk i dihet!