Si ta dizajnoni një shtëpi që ju bën të ndiheni mirë

Mënyra se si e keni dekoruar shtëpinë mund të ketë shumë ndikim në disponimin dhe shëndetin tuaj.

Lifestyle

26/01/2018 15:30

 

Duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar se si duhet ta dizajnoni shtëpinë në mënyrë që gjithmonë të ndiheni mirë.

Përdoreni rregullin 60-centimetërsh

Leni hapësirë rreth 60 centimetra mes orendive. Kështu do të keni më shumë hapësirë dhe do të ndiheni më lirshëm e më mirë në shtëpinë tuaj.

Leni dritën të hyjë brenda

Nëse ka ndonjë gjë që ju bën të ndiheni mirë në një shtëpi, ajo është drita natyrale. Prandaj shtoni dritare në kuzhinë dhe në çdo vend tjetër në mënyrë që të keni sa më shumë dritë natyrale brenda shtëpisë.

Mbani lule

Çdokush që kalon një ditë duke bërë hiking në pyll e dinë se çfarë ndjenja të mira krijon natyra. E pse të mos e sillni këtë ndjenjë në shtëpinë tuaj?Mënyra më e mirë për këtë është duke mbajtur lule – shumë lule në shtëpi!