Si ta dini nëse dikush po ju gënjen?

Dëshironi të dini nëse jeni duke u gënjyer? Për fat të keq nuk është edhe aq e lehtë. Zbulimi i gënjeshtrave është e vështirë. Por, ka disa strategji të cilat ju ndihmojnë që ta zbuloni nëse jeni duke u gënjyer dhe që reduktojnë shanset për tu mashtruar.

Lifestyle

08/01/2015 20:07

Provoni këto taktika:

1. Pyetni për gjëra të vogla
Gënjeshtarët kanë tendencë që të harrojnë detajet. “Nëse thurni një storie, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta do të jetë e vështirë për ju”, thotë Maria Hartwig një psikologe në Universitetin e Drejtësisë. Nëse ju thotë se kishte qenë në restaurant, thuaj që e kishe parë, pyeteni për tavolina, për shijen e ushqimit, çfarë kishin veshur të tjerët etj. Këto pyetje do ta acarojnë atë.

2. Detektojeni gënjeshtrën
A jeni duke u përpjekur që ta kapni një gënjeshtër nëpërmjet tekst-mesazheve? Konsideroni se si njerëzit iu përgjigjen pyetjeve tuaja. A janë përgjigjet direkt në atë temë të cilën po flisni? “Një gjë që gënjeshtarët e bëjnë është anashkalimi i pyetjes dhe vazhdimi i bisedës lidhje me diçka tjetër”, thotë Matsumoto. Përveç nëse personi në fjalë ka një zakon për të qenë indirekt, kjo mund të jetë një shenjë se ai/ajo po gënjen, transmeton Lajmi.net.

3. Shiko për shenja të mendimit intensiv
Njerëzit të cilët gënjejnë zakonisht kanë tendencë që të shfaqin shenja të sjelljeve që lidhen me të menduarit e gjatë, të vështirë apo duke pushuar, duke pasur boshllëqe në bisedë, gabime në të folur dhe përsëritje të fjalëve. Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët e thonë të vërtetën janë të prirë që të tingëllojnë më të përfshirë, të menjëhershëm dhe të sigurt, ndërsa gënjeshtarët kanë tendencë që të përdorin gjuhën e cila është e hapur për interpretime të shumta.

4. Vëreni një mospërputhje
“Kur njerëzit e thonë të vërtetën, mendimet dhe emocionet e tyre janë të theksuara në përgjithësi”, thotë Matsumoto. Kjo do të thotë që fytyra e personit zakonisht jep një paraqitje të shkurtër të emocioneve të tyre. Pra, në qoftë se dikush ju thotë diçka, por ata shfaqin disa lëvizje të ndryshueshme në fytyrë, ata mund të jenë duke gënjyer, transmeton Lajmi.net.

5. Futeni në funksion kujtesën
Krahaso gjërat që ky person ua ka thënë më parë. Është e vështirë që të shpikësh një histori për momentin, kështu që në vend se të fabrikojnë diçka të re, gënjeshtarët kanë tendencë që të ri-tregojnë historitë e kaluara. Pra, në qoftë se ata ju tregojnë diçka që ka ndodhur mbrëmë që tingëllon e ngjashme me një histori që keni dëgjuar tashmë, ai/ajo është i/e dyshimtë.