Si ta bëni partnerin që të përkujdeset më shumë për ju?

Gripet në këtë periudhë të stinës janë të pranishme dhe prekin mijëra njerëz. Kjo mund të jetë një frikë për çdo grua pasi fillon edhe shqetësohet se si do të shkojë menaxhimi i shtëpisë nëse ajo do të sëmuret. E nëse një pjesë kanë fatin të marrin përkujdesje nga partnerët e tyre, disa të tjera ju nevojitet pak ndihmë. Po japim tre mënyra për të ndihmuar të dashurin ose partnerin tuaj të tregojë përkujdesje ndaj jush.

Lifestyle

27/08/2014 22:33

1. Dorëzohu
Jo në jetë, por thjesht ndaj nevojës për të pasur në kontroll gjithçka. Nëse jeni të sëmurë dhe keni nevojë të pushoni, fokusohuni tek pushimi. Relaksohuni, ju nuk do të mund të pushoni nëse bëni lista dhe i diktoni partnerit tuaj se çfarë ai duhet të bëjë. Si në punë edhe në shtëpi, njerëzit nuk pëlqejnë të jenë të menaxhuar. Kështu që lerini gjërat në duart e tij, në këtë mënyrë do t`i tregoni atij suport dhe besim, që do ta ndihmojë të përmirësohet edhe më tepër për përkujdesje ndaj jush, transmeton Lajmi.net.

2. Kërkoni çfarë ju nevojitet
Është e rëndësishme që për t`u ndierë mirë dhe për të marrë përkujdesjen e duhur, duhet që partneri juaj të dijë se çfarë ju keni nevojë. Është mirë të komunikoni, pasi në të kundërt të dy do të ndiheni të frustruar. Ju do të ndjeni se ai nuk di të përkujdeset, dhe ai do të ndiejë e nuk di t`iu bëjë të lumtur, sepse ai nuk e di se çfarë jun dëshironi. Dhe kjo është ndryshë nga të diktuarit të bërit të gjërave. Kjo është një mënyrë komunikimi për ta lejuar partnerin të dijë se çfarë ju dëshironi dhe për të besuar në atë që ai do bëjë.

3. Thoni faleminderit
Meshkujt dëshirojnë të vlerësohen. Si qënie njerëzore ne dimë t`iu përgjigjemi feedback-eve pozitive. Kur dikush na thotë ne se kemi bërë një punë të mirë, ne ndihemi mirë. Dhe kjo ndjenjë na bën ne që ta bëjmë këtë punë që na jep reagime pozitive përsëri. Një thënie thotë, t`i shërbesh tjetrit është gjëja më egoiste që mund të bëjmë sepse na bën të ndihemi mirë, transmeton Lajmi.net. Kështu për t`i treguar partnerit tuaj këtë ndjenjë ju duhet t`i trego i mirënjohje. Mirënjohja do t`iu bëjë edhe ju të ndjeheni mirë. Edhe nëse shërbimi i partnerit tuaj nuk ishte perfekt, ose jo si ajo që ju do të dëshironit, falenderoje atë. Falendero që ke dikë pranë që ju shërben në momente kur ju nuk ndiheni mirë.