Si ta bëni letrën të duket e vjetër?

Ka disa mënyra për ta bërë një letër të duket e vjetër, shkruan lajmi.net

Lifestyle

06/02/2017 18:10

 

Njëra nga to është përdorimi i nesscafe-s. Vendosja e nesscafe-s në letër e ngjyros letrën me ngjyrë të kaftë të hapur dhe do ta fitoni letrën po me ngjyrë më të hapur.

Por, nëse doni që letra të duket edhe më e vjetër, mund të përdorni llymin e kafesë (llymi është pjesa që mbetet pasi ta pini kafen).

Është edhe mënyra tjetër, me çaj të zi. Letrën e ulni në çaj të zi, siç quhet tek ne, çaj rusi dhe lejoni që letra të pijë pak çajin, e nxjerri dhe pritni që të thahet. Në këtë rast, që të duket edhe më bukur, mund ta ndrydhni letrën dhe ta drejtoni prap.

Këto janë mënyra të thjeshta dhe praktike për ta bërë letrën të duket e vjetër. /Lajmi.net/