Si ta bëjnë femrat takimin e parë në mënyrë të duhur

Nëse keni biseduar vetëm në telefon, jeni parë vetëm në foto të profilit apo i keni dërguar njëri-tjetrit vetëm mesazhe, ai në të vërtetë nuk e di saktësisht se si dukeni deri sa të bëni takimin e parë. Mësojeni cila është gjëja më e rëndësishme gjatë daljes në takimin e parë.

Lifestyle

30/10/2014 15:59

Për ta bërë takimin e parë ashtu siç duhet, më e rëndësishmja është që të visheni drejtë për takimin tuaj.

Chiara Atik, një eksperte e takimeve dhe autore e ‘Takimet Moderne: Një udhëzim për këtë fushë’, mendon se dukja është gjëja më e rëndësishme gjatë një takimi të parë, transmeton Lajmi.net.

“Ne i pyetëm meshkujt se cilat janë gjërat që ata i vërejnë tek femrat. Njëra prej gjërave që ata e përmendën më shumë ishte veshja. Në të vërtetë, veshja thotë shumë për atë se kush jeni. Në takim veshjet janë shpesh mënyra më e mirë për ta përcaktuar nëse ju pëlqen apo jo personi”, tha Atik.

Të zgjedhësh ngjyrën më të mirë është mënyra më e mirë për të filluar. Ngjyrat e ndryshme mund të jenë simbolike në aspektin e personalitetit tuaj, kështu që zgjedhni një që ju përshkruan juve më së miri.

Këtë dëmëthënje e kanë këto ngjyra:
E kuqja: Ju jeni emocionuese, e rrezikshme dhe seksuale. Meshkujt besojnë se ju do të pranoni më lehtë të bëni seks nëse vishni këtë ngjyrë.

E kaltërta: Ju jeni e qetë dhe inkurajuese dhe një mendimtare kreative. E kaltërta është e lidhur me qiellin e verës dhe oqeanet – pushimet dhe festat vijnë në mendje kur shihet kjo ngjyrë.

Ngjyrë hiri: Jeni autoritative dhe keni përparësi në çdo gjë që bëni. Kjo është arsyeja pse shumë biznismene zgjedhin këtë ngjyrë – një e tillë që i inkurajon njerëzit të ju marrin për seriozisht, transmeton Lajmi.net.

E verdha: Ju jeni e butë, miqësore dhe e arritshme. Kjo ngjyrë simbolizon lulet dhe rrezet e diellit – sjellë lumturi dhe kujdes tek ju dhe partneri juaj.

E bardha: Është martesore, e pastër dhe simbol i pafajësisë, kështu që nuk është çudi që meshkujt mendojnë se jeni me më pak gjasa për tu pajtuar për të bërë seks nëse keni të veshur këtë ngjyrë. Nëse jeni në takimin tuaj të tretë, atëherë kjo është ngjyra e përsosur për të sjellë mesazhin “jo sonte zotëri!” tek mashkulli.