Si sistemi e shkatërron kreativitetin, gjithçka përmes një filmi të animuar (Video)

Një njeri i cili ka dëshirë të argëtohet, do të pyeste se çfarë duan njerëzit, por një artist do të pyeste, për çfarë kanë nevojë njerëzit?

Lifestyle

03/07/2017 15:07

Ky film i animuar është shumë i fuqishëm. I krijuar nga Daniel Martinez Lara dhe Rafa Cano Mendez, tregon pikërisht artin që ua siguron njerëzve një perspektive të re të së vërtetës dhe i bën ata të mendojnë ndryshe, transmeton lajmi.net

Përveç ilustrimit të monotonisë dhe mediokritetit të shoqërisë, ilustron gjithashtu se si sistemi vret kreativitetin tonë, si nderon konformitetin dhe bindjen, ndërkaq diskrediton kreativitetin dhe personalitet unike.

Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme që vihet në pah është marrëdhënia mes prindërve dhe fëmijës. Kjo na kujton se duhet të ndihmojmë për të mbrojtur fuqinë e jashtëzakonshme të frymëzimit dhe krijimtarisë, jo vetëm tek ne por edhe tek fëmijët tanë.

E vetmja gjë që mund të na ngrejë përtej situatës sonë të tanishme është aftësia jonë për të imagjinuar dhe pastaj të luftojmë për një tjetër realitet. Përveç kësaj, nëse ka ndonjë shpresë për të bërë një botë më të mirë, kjo vjen nga mendja e pakufizuar e fëmijëve.

Gjithçka fillon me imagjinatën. /Lajmi.net/

YouTube player