Si rrallë herë Will Smith flet për krizat e dikurshme martesore

Will Smith dhe Jada Pinkettin gjithmonë janë konsideruar njëri ndër çiftet për t’u marrë shembull.

ShowBiz

17/10/2018 16:00

Si rrallë herë aktori 50 vjeçar, Will Smith, gjatë një interviste të fundit të dhënë për shoun televiziv “Red Table Talk” ka folur rreth krizave të kaluara martesore.

Nuk është ditur më herët pasi për herë të parë e zbuloi por martesa 21-vjeçare e dyshes ka pasur edhe anë të errëta.

‘’Kishte një periudhë në të cilën nëna ime qante për 45 ditë me radhë, ndërsa unë fillova të mbaj ditar’’ tha Smith.

‘’Ishte kështu çdo mëngjes, mendoj se ishte ndjenja më e keqe për martesën tonë’’ka shtuar tutje reperi dhe aktori i famshëm.

Kujtojmë se Will dhe Jada kanë djalin 20-vjeçar, Jaden, ndërsa Willi ka edhe një djalin 25-vjeçar nga martesa e parë të pagëzuar Trey.

Sa i përket karrierës Smith është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave./Lajmi.net/

YouTube player