Si qëndron gjendja në grupin e Shqipërisë?

Goli i Miguel Velosos, i ka dhënë fitoren Portugalisë ndaj Shqipërisë dhe njëherish kryesimin me tri pikë më shumë se Danimarka.

Sport

07/09/2015 23:59

Portugalia kryeson në grup me 15 pikë tri më shumë se danezët dhe katër më shumë se Shqipëria. ‘Kuqezinjtë’ janë vetëm një pikë prapa Danimarkës dhe kanë një ndeshje më pak.

Portugezët mund të kualifikohen me barazim ndaj Danimarkës në tetor. Shqipëria gjithashtu do t’a rezervonte vendin në dy të parat me një fitore eventuale ndaj Serbisë. Danimarka mund të kualifikohet nëse fiton dhe Shqipëria i humb dy ndeshjet e mbetura.