Si princeshë në dukje, Blerina Braka rrëqeth me interpretimin në ‘Kënga Magjike’

Sonte në Tiranë po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit shqiptar ‘Kënga Magjike’.

ShowBiz

07/12/2017 21:13

E në këtë mbrëmje, ka interpretuar edhe këngëtarja Blerina Braka, shkruan lajmi.net

Ajo në këtë kompeticion është prezantuar me këngën ‘Mirupafshim Dashuri’ të cilën e ka shkruar dhe kompozuar vet.

Interpretimi i saj sonte ishte për çdo lëvdatë.

Fillimisht do e veçojmë interpretimin e saj. Blerina njihet si një nga këngëtaret me të talentuara shqiptare, me një vokal të theksuar e shumë karakteristik.

Kënga “Mirupafshim Dashuri” u këndua sonte me shumë emocion nga ana e saj, emocion ky që u përçua tek publiku që nuk ndaloi duartrokitjet për këngëtaren.

Pos interpretimit, Blerina në paraqitjen e sotshme është dukur më bukur se kurrë më parë.

Një fustan që ngjanë me atë të princeshave të përrallave, me një ‘look’ të mahnitshëm, ajo dëshmoi dhe një herë që krahas talentit ka dhe bukurinë.

Padyshim që kjo këngë e saj është për tu vlerësuar, pse jo dhe për të marrë ndonjë çmim shumë me rëndësi në ‘Kënga Magjike’, pse jo dhe atë kryesorin!/Lajmi.net/

24957125_2439038249654995_1600192783_o24992701_2439038282988325_1787108414_o24946495_2439038272988326_897798548_o

YouTube player