Si po i rritë Shaqiri tifozët e Interit në Kosovë (Foto)

Interi si njëra ndër skuadrat më me emër në futboll, padyshim se ka tifozë në të gjithë botën, e një numër të madh e ka edhe në Kosovë, sidomos pas ardhjes së Xherdan Shaqirit.

Sport

11/07/2015 16:33

Transferimi i Shaqirit në San Siro, ka rritur edhe më shumë dashurinë e kosovarëve për Interin, të cilët duke përjashtuar dy sezonet e fundit, kanë kthyer atë nostalgjinë e viteve 2010, kur Zikaltërit pushuan botën.

Një atmosferë e tillë, ekziston edhe tani tek tifozët e Interit në Kosovë, që më së miri vërtetohet nga dëshira e kosovarëve për t’u bërë tifozë zyrtar të Interit.

Siç dihet, në Kosovë që disa vite ekziston një fun club i njohur zyrtarisht nga Interi. Bëhet fjalë për Inter Club Kosovën, e cila që dje, ka hapur anëtarësimet për bërjen tifozë zyrtar të Interit për vitin 2016.

Drejtuesit e Inter Club Kosovës, thonë se asnjëherë viteve të fundit nuk ka pasur interesim më të madh të kosovarëve për t’u bërë tifozë të Interit, dhe këtë natyrisht e justifikojnë me ardhjen e Xherdan Shaqirit tek skuadra Zikaltër.

Inter Club Kosova që në ditën e parë ka bërë një numër të madh anëtarësimesh në Prishtinë, derisa të njëjtën gjë do ta vazhdojë ta bëjë çdo ditë deri te mesi i muajit gusht.

Ky fun club i Interit, në muajin gusht do të nis turin në të gjitha qytetet e Kosovës, për anëtarësime në familjen zikaltër, pasi siç thonë, ka interesim të madh nga çdo vend i Kosovës, për t’iu bashkuar Interit, si tifoz zyrtar.

Përndryshe, Inter Club Kosova, ka takuar Xherdan Shaqirin, kur ky i fundit qëndroi për disa ditë në Kosovë.

Shaqiri 1