Si nuk u finalizua në momentet e fundit transferimi i Mbappe te Barcelona?

Kylian Mbappe lehtë ka mundur të përfundojë te Barcelona.

Sport

06/11/2017 23:43

Barcelona dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e 18 vjeçarit në ‘Camp Nou’, para se ky i fundit të pranonte ofertën e Paris Saint Germain, shkruan L’Equipe.

Marrëveshja parashikonte që Mbappe të transferohej te skuadra katalane, me Arda Turanin që do t’i bashkohej Monacos, por ishte reprezentuesi i Francës që refuzoi një lëvizje të tillë.

Mbappe ishte i interesuar të përmbushte kalimin te PSG, skuadër e cila pastaj e mori në huazim për të kompletuar pas një sezoni transferimin për 180 milionë euro./Lajmi.net/