Si nisi zjarri në Parkun e Gërmisë, policia jep detajet

Sot Parkun e Gërmisë e ka përfshirë një zjarr i cili është lokalizuar nga njesitet e zjarrëfikësve.

Lajme

13/11/2018 22:11

Sipas detajeve të policisë zjarri ka filluar rreth orës 17:00, por pas ndërhyrjes së ekipeve policore dhe zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinën, Florie Ahmeti ka thënë për lajmi.net se zjarri është lokalizuar nga njesitet e zjarrëfikësve, nuk ka pasur të lënduar dhe me rastin që po cilësohet si zjarrvënie po merren hetuesit.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një rast të zjarrit nëParkun e Gërmisë në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit ekipet tona policore dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar menjëherë, me rastin i cili është cilësuar si zjarrëvënie, po merren hetuesit policor.”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/