Si ndryshon seksi gjatë viteve?

Intimiteti mund të shuhet kur vitet kalojnë. Por vetëm që ju dhe partneri juaj nuk jeni në të 20-tat nuk do të thotë që nuk mund të jeni të nxehtë në shtrat. Këtu i keni disa instruksione se si natyrshëm seksi mund të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë që ta bëni më të mirën.

Lifestyle

03/07/2014 18:41

Fokusohuni në këto ndryshime për të përmirësuar jetën tuaj seksuale përderisa bëheni më të moshuar.

1.Kur jeni në të tridhjetat (30)

E dëgjoni orën tuaj biologjike të kurdisur? Kënaqësia arrihet kur takimet vijnë në kohën e duhur, deri sa shanset për të goditur bingo një fëmijë rriten, shpjegon Carole Liberman, MD, psikiatër dhe autor i librit Bad Girls (vajzat e këqija).. Fokusohuni të keni kënaqësi në vend se të shikoni një qëllim. Kujtoni: Disa seanca shkojnë mirë e disa jo. Shpenzoni më shumë kohë duke folur dhe më pak nën presion.

Kur ishit në të njëzetat, seksi me siguri ishte i lehtë. Tani, me karrierën në kulm, hipotekat duke u nënshkruar, familja dhe obligimet sociale në aktivitet të plotë, një jetë seksi që ishte në auto-pilot mund të ketë nevojë për një pilot të ri. Shkëndija më e mirë është një bisedë e hapur dhe e ndershme. Krijoni kohë të paktën edhe vetëm për kafe nëse kjo është ajo çka mund të bëni. ‘’Shpalosni ëndrrat tuaja dhe pastroni ajrin. Nga atje, nuk është një distancë e madhe nga dhoma e gjumit,’’ tregon Tina B. Tessina PhD, autore e Paraja, Seksi dhe Fëmijët: Ndalini grindjet rreth tri gjërave që mund ta shkatërrojnë martesën tuaj.

2. Kur jeni në të dyzetat (40)

Shumë njerëz mund të ndihen të pasigurt në lidhje me dëshirën e tyre në këtë dekadë, pavarësisht se janë martuar. Nevoja për të treguar që ende mundeni, nganjëherë me partnerë më të rinj, vihet në dukje. ‘’Duke u përpjekur të dilni me ata që kanë më shumë energji se ju, shkakton më shumë stres seksual,’’ shpjegon Nansi Irvin, PsyD. Është shumë më mirë të mbani gjallë pasionin në martesën tuaj sesa ta shkatërroni atë me një aferë. Si ta bëjmë këtë? ‘’Fokusohuni në atë që ende funksionon dhe ju bën të ndiheni mirë,’’ thotë Dr.Irvin. ‘’Dhe flisni për kujtime seksuale që i keni pasur së bashku. Ajo do të ju inspirojë që ta keni përsëri’’.

Deri tani, ju e dini se si seksi, trupi juaj dhe, nëse ky është një partner për një kohë të gjatë, trupi i tij dhe puna psikike funksionojnë. Përdorni njohuritë tuaja për të rritur çdo takim, sugjeron Dr.Tessina. Provoni të luani albumin e tij të preferuar si nxitje për seksin. Ose përdorni gjërat që atij i pëlqejnë në dhomën e gjumit. Dhe kërkoni prej tij për të bërë të njëjtën gjë për ju. Ai nuk do t’iu gjykojë pasi që ai ka qenë pranë jush për një kohë të gjatë.

Por ka një lajm të mirë: çiftet afatgjate zhvillojnë sinjalet-sjelljet e dashura, dukjet dhe komplimentet – që shkojnë në mënyrë reciproke për ta bërë njëri tjetrin të ndihet mirë, shpjegon Dr.Tessina. Shpesh ne nuk i kuptojmë këto sepse jemi shumë të kapur pas mendimeve tona. ‘’Duhet të kujdeseni për partnerin tuaj që ta dini se edhe ai kujdeset për ju. Provojeni!’’ nxitë Dr.Tissina. Dhe mos hezitoni të bëni sugjerime, si p.sh. ‘’Më pëlqen kur më prek mbi supe.’’

3. Kur jeni në të pesëdhjetat (50)

Nuk ka të bëjë gjithçka me orgazmën
Sapo të hyni në dekadën tuaj të gjashtë, përqafoni kënaqësinë e përgjithshme të trupave të njëri tjetrit. ‘’Kushtoni rëndësi se si lëkura juaj ndihet kur parneri juaj ju prekë juve, ngrohtësinë e trupit të tij në tuajin,’’ sugjeron Dr.Tessina. Të gjitha ndjesitë tuaja fizike dhe komfori emocional gjenerojnë oksitosën, e cila dërgon në një lartësi hormonale. Nëse përqendroheni vetëm në klimaksin tuaj, do të humbisni shumë.

Keni nevojë për më shumë ndihmë
Kjo është dekada gjatë së cilës shumë femra ballafaqohen me menopauzën, duke çuar në thatësi vagjinale dhe mungesë elasticiteti. Tregoni mjekut tuaj; mund të ketë mjekim për këto çështje. Madje edhe lubrifikantët vagjinal mund të ju relaksojnë gjatë seksit dhe ju nuk do të shqetësoheni se do të jenë të pakëndshme për ju ose partnerin tuaj. ‘’Unë rekomandoj një produkt me bazë silikoni si Uberlube,’’ thotë Andee Harris, një trajner i certifikuar dhe themelues i BedroomChemist.com

Por ju mund të ndiheni e re përsëri
Në këtë moshë ju nuk keni më agjendë të ngarkuar ose kërkesa të paparashikueshme të fëmijëve. Kështu që ri-zbuloni njëri-tjetrin. A është ende koha e shtratit fasionuese? Nganjëherë kjo është një relikt kur ju nuk dëshironi të jeni të zhveshur kur të vegjëlit janë përreth. Që nga momenti kur jeni vetëm ju dhe partneri juaj, ‘’mos lejoni të ju shqetësojë zëri ose pjesët tuaja të trupit që janë të lëshuara”, thotë Ramani Durvasula, PhD, psikologe klinike dhe profesor në Universitetin e Shtetit të Kalifornias, në Los Angjelos. ‘’ Partneri juaj ende mendon që ju jeni një copë e mirë.’’

4.Kur jeni në të gjashtëdhjetat (60)

Pasioni transformohet në humor 
Në një marrëdhënie që ka zgjatur kaq kohë, është e vështirë të mbahet zjarri ndezur, ‘’sepse ne jemi të indoktrinuar të besojmë që pasioni është e vetmja gjë e vlefshme,’’ thotë Dr.Tessina. Në vend të kësaj, qeshni në lidhje me aspektet e të bërit dashuri në mënyrë të çiltër. “Një sesion budallallëku apo qeshje nën hundë mund të jetë pjesë e seksit më të mirë që keni pasur ndonjëherë”, thotë Dr. Tessina. Dhe kjo i shton një dimension të ri kënaqësie për të.

Ju mund të jeni seksualisht më aktiv se sa që e prisni 
Shumica e të intervistuarve në Universitetin e Çikagos, studim që përfshinu 60 persona – shumica prej tyre që ishin ende të angazhuar në aktivitetet seksuale dhe ishin të lumtur me jetën e tyre. Duke shkuar me rrjedhën e plakjes ju lejon juve të lëvizni theksin nga pasiguritë tuaja për të shprehur ndjenjat tuaja për partnerin tuaj, shpjegon Dr.Irvin.

Ju mund të keni nevojë për një plan
Edhe në qoftë se ju keni qenë gjithmonë lloji spontan i njeriut, ju mund të keni nevojë për këshilla planifikimi. Burrat në këtë moshë mund të kenë problem me ereksionin. Nëse Viagra apo Levitra janë mendimi juaj, ato duhet të merren parasysh. “Puthja ka nevojë për maturi”, thotë Dr.Tessina