Si ndryshojnë vezët dhe spermatozoidët në të 20-at, 30-at dhe 40-at tuaja

Fill pas pubertetit dhe arritjes së maturisë seksuale si meshkujt ashtu dhe femrat kanë aftësi riprodhuese.

Lifestyle

15/09/2017 22:10

Kulmi është pikërisht në të 20-at, ndonëse kjo nuk është mosha ideale për t’u bërë prindër. Megjithatë mos prisni shumë gjatë sa të plotëoshen ksuhtet, pasi veza dhe spermatozoidët nuk duan t’ja dinë nëse ju keni ngjitur shkallët e karrierës apo keni blerë një shtëpi më të madhë ku mund të rrisni në mënyrë komode një bebe.

Në të 20 -at

Femra lind me rreth 1 deri në 2 milion vezë por në dekadën e dytë të jetës ajo ka rreth 100 mijë deri në 200 mijë vezë,.

Sperma e mashkullit kërkon rreth 3 muaj të maturohet në këtë moshë

Në fund të dekadës së dytë të jetës një femër ka shanse 75% të mbetet shtatzënë

Alkooli, përdorimi i drograve të ndryshme, toksinat e ndryshme ndikojnë në cilësinë e spermës.

Në të 30-at 

Famra vazhdon të humbasë edhe më shumë vezë, ky numër arrin deri në 1000 vezë në muaj.

Në fundin e të 30-ave

54% e femrave mund të mbeten shtatzënë që në përpjekjen e parë! Në këtë moshë rrezikojnë gjithashtu abortin spontan

Spermatozoidët e mashkullit fillojnë në këtë moshë të deformohen e si pasojë fëmija ka rrezik më të lartë të lindë me deformime. Sperma lëviz gjithashtu shumë më ngadalë.

Në të 40-at

Rreziku që një femër të lindë një fëmijë me sindromën Doën është shumë i lartë ashtu si dhe rreziku i abortit spontan duke rrezikuar dhe jetën e nënës.

Sperma e mashkullit nuk është aq cilësore dhe mund të kërkojë disa përpjekje që spermatozoidi të fekondojë vezën. /Lajmi.net/