Si ndikon në shëndetin tuaj nëse keni një burrë të mërzitshëm ose anasjelltas

Një studim ka gjetur se nëse keni një partner të mirë - rriten shanset që të jeni më të lumtur dhe e kundërta nëse keni një partner të mërzitshëm, shanset që të sëmureni janë më të mëdha.

Lifestyle

29/09/2016 00:14

“Edhe nëse jeni personi më i lumtur, një partner i mërzitshëm mund të ju bëj të ndiheni shumë keq”, shprehet hulumtuesi Bill Chopik.

Për 6 vite me radhë është studiuar jeta e 2,000 çifteve të cilët janë pyetur së pari nëse vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike dhe sa janë të lumtur me jetën e tyre në çift, transmeton lajmi.net

Pas 6 vitesh analiza të rrethanave nga më të ndryshmet është vërejtur se tipi i partnerit ndikon pozitivisht dhe negativisht në shëndetin tuaj.

Nëse partneri juaj është një person i hareshem dhe energjik, atëherë do të sjell përfitime emocionale, ndjesore e shëndetësore tek ju.

Por mund të ndodh edhe e kundërta e kësaj, sipas studiuesve – nëse partneri juaj është njeri i mërzitshëm dhe i nervozuar shumicën e kohës, gjasat që kjo të ndikojë keq në shëndetin dhe jetën tuaj emocionale janë të mëdha.

Përveç kësaj, nëse njëri prind është tip i tillë, kjo mund të ndikojë negativisht edhe tek fëmijët – pasi që në fazat e tyre të zhvillimit fëmijët janë shumë të ndjeshëm dhe lehtë mund të preken nga situata të tilla zhurme në shtëpi.

Prandaj, duhet të keni kujdes në zgjedhjen e partnerit sepse pos të tjerash kjo mund të ndikojë edhe në jetën tuaj shëndetësore./lajmi.net