Si ndikon në shëndet jeta në vetmi?

Edhe pse shumë besojnë se secili duhet që të paktën një herë në jetë të përpiqen të jetojë vetëm, sepse besohet që jeta në vetmi ka përparësi të shumta, një studim i ri tregon se jeta në vetmi është e keqe për shëndetin dhe të ushqyerit.

Lifestyle

28/12/2016 00:05

Për një numër të madh të të rinjve është luks që të jetojnë vetëm, dhe për këtë arsye shumica vendos për të jetuar me një shok dhome apo mik. Megjithatë, sipas raportit të ri nga New York Times kjo nuk është ide e mirë, për shkak se jeta në vetmi mund të jetë e lidhur me ndjenjën e izolimit dhe mungesës së integrimit social si dhe besimit, që ndikon në shëndetin mendor.

“Mua më duket se e vetmja gjë që është më e keqe se sa dhimbja dhe sëmundja e rëndë është t’i përjetosh ato vetëm”, ka shkruar Dhruv Khular, një mjek i cili ka trajtuar pacientët të cilët jetonin vetëm.

Në SHBA, gati një e treta e njerëzve mbi 65 vjeç jetojnë vetëm, ndërsa Khular tregon se izolimi social është një epidemi në rritje, sepse prej viteve ‘80, numri i amerikanëve të cilët thonë se jetojnë të vetmuar u rrit nga 20 në 40 për qind.

“Njerëzit me pak lidhje shoqërore kanë probleme me gjumë, sistem të ndryshuar imunitar, janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe kanë nivel të rritur të hormoneve të stresit. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se izolimi rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 29 për qind dhe goditjen në tru për 32 për qind”, shkruan The New York Times./GazetaExpress/