Si ndikon moti në shëndetin fizik?

Ndryshimi i motit nuk është arsyeja që neve na dhemb në ndonjë pjesë të caktuar të trupit pavarësisht se sa shumë insistojnë familjarët tonë se gjoja shiu e erërat duhet fajësuar për dhimbjet e shpinës dhe kyçeve.

Lifestyle

16/03/2017 01:19

Këto legjenda u thyen sërish nga instituti australian për shëndetësi globale i quajtur “George Institute”, shkruan DailyNews, transmeton Klan Kosova.

Hulumtuesit e këtij instituti anketuan 1,350 persona me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës  dhe ata me osteoartrit në mënyrë që ta krahasojnë motin (temperatura, lagështia, presioni i ajrit, drejtimi i erës dhe reshjet) në kohën kur ata kishin ndjerë dhimbje një javë para dhe një javë pas fillimit të dhembjes.

“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje në mes të dhimbjes dhe motit në këto kushte”, ishte përfundimi i institutit.

Megjithatë, shumë njerëz në rrjete sociale e kanë kundërshtuar konkluzionin e këtij instituti duke vazhduar ta mbështesin besimin e kamotshëm në këtë dukuri.