Si ndikojnë mediat sociale në shëndetin tuaj

Ditët me libër në shtrat para gjumit, kanë arritur fundin sepse tani ajo kohë zëvendësohet duke hulumtuar në mediat sociale.

Lifestyle

29/01/2016 00:46

Të rinjtë shpenzojnë shumë kohë në media sociale dhe është e natyrshme që të kenë problem me gjumin thotë një studim Universitetit të Pitsburgut, dega e mjeksisë.

Janë bërë testime me disa të rinjë të cilët kanë përdorur rrjetet sociale dhe një grup tjetër të cilët nuk përdoren mbrenda një jave dhe është vërejtur se grupi që kishte përdorur mediat sociale kishin probleme të mëdha me gjumin, raporton lajmi.net

Ideja që të distancohemi nga telefonat e menqur është mëse e nevojshme për shkaqe shëndetsore si ato psiqike dhe organike.

Studiuesit e këtij testi rekomandojnë që leximi të bëhet pjesë e pandashme në kohën kur na është fiksuar të jemi duke kërkuar diçka në mediat sociale dhe shëndeti do të jetë në rregull./Lajmi.net